Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BURRÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. 1. Njeri frikacak, që s’ka guxim, burracak. Burreci, mburraveci. (fj. u.).
2. Burrac1.
3. fig., keq. Burrë i pavlerë, burrë i keq e pa karakter, ligaç. - Ah, çfarë burreci! I doli boja burrecit.
✱Sin.: burracak, burrac, frikacak, frikakeq, frikaman, frikës, lepur, shpirtkeq, shpirtlig, shpirtkazmë, shpirtkrimbur, barkkeq, sprijë, ladut.
TENETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ai që shikon vetëm interesin e vet, njeri që mendon vetëm për vete; kund. bujar, altruist. Tenetari thotë: Bjer, o shi në arën time! (fj. u.).
2. Njeri shpirtkeq, egoist, individualist, shpirtlig, zemërlig.
✱Sin.: shpirtkeq, egoist, egocentrik, individualist, interesaxhi, shpirtlig, shpirtkrimbur, zemërlig, zemërngushtë.
ZEMËRKÉQ,~E mb. 1. Që ua do të keqen a u bën keq të tjerëve, që e ka zemrën të keqe, zemërlig, shpirtkeq; kund. zemërmirë. Njeri zemërkeq. Grua zemërkeqe. Katundari i moshuem nuk ishte aq zemërkeq. Kush është zemërkeq përbuzet. Shtriga zemërkeqe i hyri natën në odë dhe i la atij një pasqyrë e një palë gërshërë. (folk.). Ujku zemërkeq iu afrua dhe i skërmiti dhëmbët. Dhisë i ngriu gjaku. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zemërkeqin s'e do njeri. (fj. u.).
✱Sin.: shpirtkeq, shpirtlig, shpirtkrimbur, zemërlig, smirëzi, keqan, katran, i lig, punëkeq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë