Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJERËZÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka sjellje të mirë, të hijshme, fisnike e të përzemërt me njerëzit, që sillet me njerëzi e me nderim me të tjerët, që ka njerëzi; që mishëron vetitë më të mira të njeriut, që i ka hije njeriut; njerëzor; kund. i çnjerëzishëm. Djalë i njerëzishëm. Sjellje e njerëzishme. Mendime të njerëzishme. Pyetje e njerëzishme. Të qenët i njerëzishëm. Është i njerëzishëm.
✱Sin.: njerëzor, humanitar, shpirtdhembshur, zemërbutë, i ndjeshëm, i sjellshëm, i edukuar.
NJERËZÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me njerëzit, që lidhet me njerëzit, i njerëzve; që është karakteristik për njeriun. Shoqëria njerëzore. Gjinia (fara) njerëzore. Veprimtaria (puna) njerëzore. Burime (forca, fuqi, kapacitete) njerëzore. Pamje njerëzore. Tipare njerëzore. Gabim njerëzor. Tragjedi njerëzore. Dinjitet njerëzor. Natyrë njerëzore. Inteligjenca njerëzore. Dëshirë njerëzore.
2. Që ka njerëzi, fisnik e i përzemërt; që mishëron vetitë më të mira të njeriut, i njerëzishëm; që ka dhembshuri për të tjerët, i ndjeshëm. Sjellje njerëzore. Qëndrim njerëzor. Me zemër njerëzore.
✱Sin.: i njerëzishëm, njerëzishte, zemërbutë, i ndjeshëm, shpirtdhembshur.
SHPIRTBÚTË mb. 1. Që e ka shpirtin të butë e që preket shpejt, i butë nga shpirti. Grua shpirtbutë. Nënë shpirtbutë. Gjyshet shpirtbuta.
2. Që i vjen keq për të tjerët dhe ua fal fajet e gabimet, shpirtdhembshur, zemërbutë. Fisnik shpirtbutë. U tregua shpirtbutë. Ishte aq shpirtbutë sa nuk cënonte një mizë.
✱Sin.: shpirtdhembshur, zemërbutë.
SHPIRTDHEMBSHURÍ,~A f. Të qenët shpirtdhembshur, vetia e njeriut që është shpirtdhembshur, zemërdhembshuri.
ZEMËRBÚTË mb. 1. Që e ka zemrën të butë e preket shpejt; që i vjen keq për të tjerët dhe ua fal fajet e gabimet, që i mëshiron të tjerët; i ndjeshëm, zemërdhembshur. Baba zemërbutë. Tregohet zemërbutë. Prindët i ka zemërbutë. - Kjo vajzë është shumë zemërbutë dhe nuk e duron dot një hidhërim të tillë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: zemërdhembshur, shpirtbutë, i dhembshur, i prekshëm, shpirtdhembshur, hirmadh, mëshirëplotë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë