Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYNÁH,~U m. sh. ~E, ~ET 1. Shkelje e rregullave dhe e kërkesave të fesë myslimane; mëkat. Bëj gjynah. Laj gjynahet. Hyj në gjynah.
2. bised. Gabim; faj. Gjynahet e kësaj pune. Ndreq gjynahet e tjetrit.
3. bised. Dhembshuri; keqardhje. Ka gjynah. I vjen gjynah.
4. bised. Diçka e keqe, e dëmshme ose që nuk duhet bërë. Gjynah të qahesh je shumë mirë, nuk duhet të qahesh.
5. Mëshirë. Është bërë për gjynah, i shkreti.
✱Sin.: qesar, pasaktësi, gabim, faj, zemërbutësi, dhimbsuri, dhemburi, keqardhje, mëshirë, shpirtbutësi.
♦ Hyri në gjynah (dikush) bëri një gabim që dëmton dikë; akuzoi dikë kot për një faj a për një gabim që nuk e ka bërë ose për diçka që nuk është e sigurt; ra në mëkat (me dikë); i hyri në hakë (dikujt). Lan gjynahet (dikush) shpaguan fajet e padrejtësitë që ka bërë, po merr dënimin sipas fajeve. U bë për gjynah për mëshirë.
MËSHÍR/Ë,~A f. 1. Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq dhe dëshira për t’i ndihmuar atij. Ndjeu mëshirë për të. E pa me mëshirë.
2. Dëshira a prirja e dikujt, që nga dhembshuria e butësia shpirtërore përpiqet t’ia falë a t’ia zbutë fajin a gabimin një tjetri, të bëjë lëshime etj. Kërkoi mëshirë. Tregoi mëshirë për dikë. S’ka mëshirë për të tjerët. Ishin në mëshirën e tij.
3. Me parafjalën pa formon një shprehje ndajfoljore, me kuptimin ‘rreptë, ashpër, keqas, egërsisht, mizorisht’. E rrahu pa mëshirë. Shfrytëzoheshin pa mëshirë.
4. fet. Dhembshuria, ndihma dhe përkrahja e Zotit; hir.
✱Sin.: keqardhje, dhembshuri, zemërbutësi, shpirtbutësi, përdëllim, mëshirim, hir.
♦ E lë në mëshirë të fatit (dikë a diçka) e lë jashtë, e lë pa gjë në rrugë të madhe; e braktis pa treguar asnjë kujdes për të; e luan në kumar.
SHPIRTBUTËSÍ,~A f. Të qenët shpirtbutë, vetia e njeriut shpirtbutë; dhembshuri; zemërbutësi. Shpirtbutësi e theksuar (e dëmshme). Ndjenjë shpirtbutësie. Me dashuri e shpirtbutësi.
ZEMËRBUTËSÍ,~A f. Të qenët zemërbutë, vetia e njeriut zemërbutë; dhembshuri, mëshirë. Zemërbutësia e nënës. Sillet me zemërbutësi. Gjeti zemërbutësi në sytë e këtij njeriu. Sa e madhe është zemërbutësia. Duke qortuar me zemërbutësinë e një nëne. Përfituan nga zemërbutësia e tyre.
✱Sin.: zemërdhembshuri, dhembshuri, shpirtbutësi, shpirtdhembshuri, dhemburi, mëshirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë