Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHPIRTBARDHËSÍ,~A f. Të qenët shpirtbardhë, vetia e njeriut shpirtbardhë, zemërbardhësi. Shembull shpirtbardhësie. Me dashamirësi dhe shpirtbardhësi. Duhet shpirtbardhësi e guxim.
ZEMËRBARDHËSÍ,~A f. Të qenët zemërbardhë, vetia e njeriut zemërbardhë; bujari, shpirtbardhësi. Zemërbardhësia e malësorëve. Tërë qenia e saj rrezatonte zemërbardhësi. Të pret me zemërbardhësi. Do t’i ketë pëlqyer zemërbardhësia që tregove. Duke ruajtur si trashëgim zemërbardhësinë e tyre. Unë e kam çmuar gjithnjë zemërbardhësinë tuaj.
✱Sin.: shpirtmadhësi, zemërmirësi, dorëdhënie, bujari, fisnikëri, oborrësi, mirësi, ndershmëri, gjerësi, çiltëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë