Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DENDËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bën diçka më të dendur, e shpeshton; kund. rralloj. I dendësoi gjethet hardhia. E dendësoi barin shiu.
2. Bëj që të ndodhë shpesh diçka, e bëj më shpesh një punë a një veprim, shpeshtoj; kund. rralloj. Dendësoi vizitat (takimet). I dendësuan sulmet (bombardimet). E dendësoi zjarrin. Dendësoi përpjekjet.
3. E bëj më të dendur përdorimin e një pijeje, të duhanit etj.; kund. rralloj. E dendësoi duhanin. E ka dendësuar rakinë.
✱Sin.: shpeshtoj, shpeshoj, dend, trash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë