Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shpesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARKTANË

ARKTÁNË,~T m. kryes. sh. Kafshë (ariu, foka, dhelpra etj.), shpesë (zogj detarë, mjellma, pulëbardha etj.) dhe bimë (algat, likenet etj.) që jetojnë dhe janë përshtatur për të mbijetuarklimën e në kushtet e ashpra polare të Arktikut.

GJAH

GJAH,~U m. 1. Ndjekja e kafshëve dhe e shpesëve të egra për t’i gjuajtur; gjueti. Gjahu i lepurit. Kafshë gjahu. Armë gjahu. Qen gjahu zagar, langua. Dal (nisem, shkoj, vete) për gjah. Bëj gjah gjuaj.
2. Kafshë a shpesë e egër, që gjuhet. Gjah i egër. Gjah i vogël (i imët) kafshë me përmasavogla. Gjah rrëmbyes kafshë e egër, që ushqehet me mishin e kafshëvetjera. Gjah jorrëmbyes kafshë e egër, që ushqehet me bimë dhe nuk ha kafshëtjera. Gjah jograbitqar. Gjah me pupla kafshë e egër, trupi i së cilës është i mbuluar me pupla. Gjah me qime kafshë e egër, trupi i së cilës është i mbuluar me qime. Mish gjahu. Zë gjahun.
3. fig. Njerikërkohet e ndiqet për t’u kapur a për t’u vrarë.
Sin.: gjueti, pre.
Gjahubreg e qëllonkodër (dikush) vepron pa i peshuar e pa i matur mirë gjërat, vepron kuturu; nuk kupton a nuk sheh atë që kërkon, s’ështëdrejtimin e duhur.

MATKË

MÁTK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Shpesë femër i vjetër (që i ka kaluar dy vjeç). Pulë matkë. Rosë matkë. Patë matkë.
2. Pulë deti pasi ka rritur zogjtë e vet. Matka e ka mishinfortë, por të shijshëm.
3. Pata më e madhe që i prin tufës. ballë ecën matka.

SHAPKË

SHÁPK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Scolopax rusticola) Shpend i egër, me ngjyrë kafeverdhëndryshk dhe me sqepgjatë e të drejtë, që është i përhapurpyje, në shkurre e në vende me lagështirë a moçalishte; shaptore, pulëdushke. Objekt i gjuetisëpaligjshme ishte bërë edhe shapka. Aty kishin bërë çerdhet kaq e kaq shpesë: rosa e pataegra,shapka etj.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme shapkash. Shapka me jele (lat. Philomachus pagnax) shapkë e njohur për jelen e ngritur me ngjyrandryshmemashkullit, gjatë periudhës së çiftëzimit. Shapka këmbëkuqe (lat. Tringa totanus, T. erythropus) zog me këmbëgjata, të kuqe; qyrylyku. Shapka e livadheve (lat. Glareola pratincola) shpend me këmbëshkurtra dhe krahëgjatë, që u ngjan dallëndysheve; dallëndyshja e detit. Shapka e rërës (lat. Tringa hypoleucos) zog i vogël me ngjyrë kafe në të bardhë, me këmbë dhe sqepgjatë; qyrylyku i vogël, tringa. Shapka sqepgjatë (lat. Capella gallinago, Gallinago gallinago) shpend me trup mesatarjeton pranë kënetave; shapka e ujit, shapka ujëse, gjelëza, bekaçina, shepka e ujit. Shapka e stolisur (lat. Rostratula benghalensis) shpend shtatshkurtër dhe me sqep më të shkurtër se shapka e zakonshme. Shapka e stolisur amerikane (lat. Rostratula semicollaris) shpendgjendet zakonisht në Amerikën e Jugut. Shapka e vogël e ujit zool. (lat. Scolopax minima, Lymnocryptes minimus, Thinocorus rumicivorus) shapkë e vogël me shirita e kurorëerrët, me sqepvogël, që gjendet në Evropë dhe Azi. Shapka e madhe e ujit (lat. Gallinago media) shepka e madhe e ujit. Shapka ujëse (lat. Arenaria) shpend shtegtarkërkon ushqim duke përmbysur gurët; gjelëza, gjelja.
Sin.: bekacë, pulëdushke, skjepça, sqepça, sqepgjata, sqeptore, shapkore, shaptore, shepka, sheptore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.