Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÚP/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Pendë e vogël dhe e të butë në trupin dhe në pjesën e sipërme të këmbëve të shpendëve; pendë. Pupla të bardha. Pupla zogjsh. Pupla rose (pate, mjellme). Puplat e këmbëve. Dyshek (jorgan, xhup) me pupla. I ndërrohen puplat. Pupla shumë e mish aspak. (fj. u.). Shpendi me pupla të bukura, edhe nuk hahet. (fj. u.).
2. Lloj fisheku pa lëndë plasëse, me majë të mprehtë prej metali dhe me një tufë qimesh nga prapa, që përdoret me pushkë të posaçme sportive për stërvitje. Armë me pupël. Qitje me pupël.
✱Sin.: pendë, pendël, shpendël, lëpendër.
♦ I ranë puplat (dikujt) mospërf. shih i ranë pendët (dikujt) mospërf. Doli puplash (dikush) u çmend; doli mendsh. I dolën puplat (dikujt). 1. U rrit, u bë i zoti i vetes dhe ia del vetë në jetë. 2. E mori veten, u rregullua nga gjendja ekonomike; i dolën pendët. Do *dyshek me pupla (dikush). Nuk guduliset me pupël (dikush) nuk preket lehtë, nuk ndien shumë; nuk zemërohet shpejt; e mban veten, është i përmbajtur; duron shumë, do ngacmim të fortë që të reagojë. E hëngri me gjithë pupla (dikë) bised. e vuri poshtë keq; e mposhti me urrejtje, e përlau; e zhduku krejt, e groposi të tërin. Është pupël (nga mendja) (dikush) është mendjelehtë, është i lehtë; i ka mendtë pupël. I ka mendtë pupël (dikush) është mendjelehtë; është pupël (nga mendja). Kërkon *jastëk me pupla (dikush) iron. Ia la puplat në dorë (dikujt) iron. shih ia la pendët në dorë (dikujt) iron. Është mësuar (është rritur) në pupla (dikush) është mësuar me kushte shumë të mira jetese, nuk e ka vrarë jeta; është rritur pa vështirësi e pa mundime. S’e prek (dot) as me pupël (dikë). 1. Është tepër i ndjeshëm dikush, s’duron fare asnjë fjalë, asnjë shaka, asnjë ngacmim etj., preket lehtë, fyhet a zemërohet shpejt; s’e prek dot as me pendë; nuk preket (as) me krënde (dikush). 2. Nuk pranon asnjë kritikë dikush, është mësuar me lëvdata a pa qortime dhe është bërë shumë mendjemadh; nuk guxon ta ngacmosh; s’e prek dot as me pendë; nuk preket (as) me krënde (dikush). Pupël mbi ujë mospërf. i lehtë nga mendja, mendjelehtë; kashtë mbi ujë; gogël mbi ujë. I shkundur puplash. 1. Shumë i varfër e i këputur, që nuk ka asgjë veç shpirtit. 2. keq. Budalla a i trashë nga trutë; pa fara në kokë. I uli puplat (dikush) shih i uli pendët (dikush). Të vret me pupël (dikush) shih të vret me pambuk (dikush). *Zog pa pupla.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë