Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shpejtazi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALLTIAS
ATY-ATY

ATÝ-ATÝ ndajf., bised. 1. Pa kaluar shumë kohë, shpejt, në çast. Aty-aty harron. Aty-aty zemërohet. Aty-aty të gënjen.
2. Aty afër, afërsisht njësoj, pothuaj barabar. Aty-aty janë. Aty-aty të del.
Sin.: shpejt, menjëherë, fill, sakaq, shpejtas, shpejtazi, rrëmbimthi, nxitimthi.

SHPEJT

SHPEJT ndajf. 1. Në mënyrëshpejtë, me shpejtësi (për diçkalëviz); duke përshkuar një largesëmadhepak kohë; kund. ngadalë. Eci (vrapoj) shpejt. Kaluan shpejt. Fluturon shpejt. Rrotullohet shpejt. I punonte zemra shpejt.
2. Brenda një kohe a një afatishkurtër, në pak kohë; menjëherë; me nxitim; kund. ngadalë. Vishem (lahem) shpejt. Punon (ha, flet, lexon) shpejt. U përgjigj shpejt. U shërua shpejt. Është rritur shpejt. U vyshkën shpejt. E mbaroi shpejt. E zgjidhi shumë shpejt. E kuptoi (e mësoi) shpejt. Beson (nxehet, ulet, bindet) shpejt. I shkoi inati shpejt. Më shpejt se koha.
3. Pas një koheshkurtër, pas pak kohe, pa u vonuar; për së shpejti. Do të vij (do të nisem) shpejt. Eja shpejt! mos u vono. Duhet shpejt. Shko (nisu) shpejt! Sa më shpejt sa më parë. Tani shpejt tanifundi, jo shumë kohëparë.
4. Herët; më përpara se zakonisht, më përpara se të tjerët. Fle (zgjohem, ngrihem) shpejt. Ky fik piqet shpejt. Është ende shpejt për këtë s'ka ardhur ende koha (për të bërë diçka). bised. Qëkur, shumë kohëparë. Ka shpejt kjo punë.
Sin.: shpejtas, shpejtazi, menjëherë, vrik, vringthi, lehtë, në çast, sakaq, përnjëherë, përnjëherësh, brof, fët, hovas, rrëmbyer, rrëmbimthi, nxitimthi, flutur, fugë, rrufe, shigjetë, vetëtimë.
Shpejt e shpejt. 1. Brenda një kohe shumëshkurtër, shumë shpejt, pa humbur kohë; me vrap; nxitimthi. 2. keq. Me nxitim e pa kujdes, duke e bërë diçka shpejt, por jo si duhet; shkel e shko; sa për të shkuar radhën; dy hunj e një purtekë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.