Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shpatullash”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHPATULL

SHPÁTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Secila nga të dy kockat e gjera, rrasike e si trekëndësh, që janë djathtas e majtas pjesëssipërmeshpinësnjeriut; kryes. sh. pjesa e shpinës rreth këtyre kockave; pjesa e trupitkafshëve me katër këmbë, ku lidhet këmba e përparme me trupin; kocka e kësaj pjese. Shpatulla e djathtë (e majtë). Me shpatullagjera (të ngushta). Me shpatullaforta (të njoma). Një shpatull qengji. Gjerësia e shpatullave. Jam ftohurshpatull. Më dhembin shpatullat. E mori plumbi shpatull me shpatull. I kanë dalë shpatullat. E vuri me shpatullatokë (në sportin e mundjes).
2. vet. sh. fig. Shpina e supet e njeriut, si pjesa e trupitmban peshën më të rëndë, punën më të vështirë, mundimet, vuajtjet etj.; kurriz. Rëndonte mbi shpatullat e popullit. E ka (e mban) ai mbi shpatulla. Qëndronshpatullat e tij. S'ia mbajnë shpatullat nuk e përballon dot. E provoi mbi shpatullat e veta.
3. Shpatë. Shpatull samari. Shpatullat e qerres.
4. Shpatë. Shpatulla e parmendës. I vuri dy shpatulla këmbës.
5. Vegël e përbërë nga një fletë çelikutrajtë trekëndëshi e me një dorezë druri, që e përdorin zakonisht bojaxhinjtë për të kruar muret dhe për të mbushur me allçi vrimat e plasaritjet.
6. Pjesa e urës, e pendës së një lumi etj., që mbështetettokë, në faqen e malit a në breglumit. Shpatulla e urës (e pendës).
7. Shpat, shpatinë. Shpatullat e maleve (e kodrave).
8. bot. Biskdelrrëzëtrungut të një peme ose degëshqitet nga pema për t'u mbjellë. Shpatull ulliri (fiku, ftoi). Shtohet me shpatulla.
Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). Bie mbi shpatullat (e dikujt) e ka ai si barrë a si detyrë, rëndon mbi të, ai duhet ta mbajë a ta përballojë diçka; e ka mbi shpatulla (dikush); e mban mbi shpatulla (dikush); e ka mbi supe (dikush). U çava shpatullash (më katërsh) jam shumë i lodhur, jam i rraskapitur, jam aq i këputur sa s’mbahem dot në këmbë; u bëra për ujë me kripë; rënkojnë eshtrat e trupit. I fërkon shpatullat (dikujt) keq. shih i fërkon krahët (dikujt) keq. M’u hapën shpatullat shih u çava shpatullash (më katërsh). S’hyn as në shpatullpulës (dikush) mospërf. është krejt i parëndësishëm e i pavlerë; nuk i ka peshë fjala; është bujashkë mbi ujë1 ; është pendël mbi ujë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. E kam kokën mbi shpatulla jamgjendjemendoj vetë për diçka, e kam merak vetë, nuk kam nevojëpres këshilla e mësime prejtjerëve; mundgjykoj vetë për diçka. E ka mbi shpatulla (dikush) e ka si barrë a si detyrë, rëndon mbidiçka, ai duhet ta mbajë a ta përballojojë; e mban mbi shpatulla; e mban mbi supe; bie mbi supet (e dikujt). S’ka shpatulla (dikush) nuk ka fuqi ose nuk është i zoti për ta bërë një punë, nuk e përballon dot; nuk ka aftësi a përgatitjemjaftueshme për t’i bërë ballë diçkaje; s’ka këllqe. I ka shpatullat *të gjera (dikush). I ka shpatullat *të ngrohta (dikush). Kërkon shpatullën në peshk (dikush) iron. kërkon një gjë atje ku nuk është a nuk mundbëhet, kërkon diçkapamundur a të pangjashme; kërkon peshk në mal; kërkon qumësht nga cjapi; kërkon qumësht nga delja shterpë. I ktheu shpatullat (dikujt) shih i ktheu krahët (dikujt). Sa kthen shpatullatrreh gunën (dikush) keq. sa largohesh nga dikush, ai flet keq e vepron kundër teje; flet prapa krahëve, nuk është i çiltër, nuk e thotëvërtetën në sy; kund. ta thotë në sy (diçka). lanshpatull (dikush). 1. mospërf. Ha shumë, përlan çdo gjë që i vë përpara. 2. keq. Është vjedhës i madh, të përlan; të ha (të qëron) të bardhën e syrit. Marr mbi shpatulla (diçka) mbaj përgjegjësinë për të bërë diçka, marr zotiminbëj një punërëndë; marr mbi supe. E mban mbi shpatulla (diçka) e ka si barrë a si detyrë diçka, rëndon mbi të, ai duhet ta përballojë; e ka mbi shpatulla; e mban mbi supe; e ka mbi supe. S’ma mbajnë shpatullat (diçka) nuk jamgjendje t’ia dal një detyre, nuk e përballoj dot një punërëndë, një vështirësi etj.; nuk kam fuqi a aftësi për të përballuar diçka; s’ia kam takatin (diçkaje). Rëndon mbi shpatullat (e dikujt) e ka dikush si barrërëndë diçka, atij i duhet ta përballojë me forca e me përpjekjemëdha; ai do ta vuajë si një barrë a si një të keqe diçka. I rreh shpatullat (dikujt) shih i rreh krahët (dikujt). Kur të shohë shpatullat (kurrizin, shpinën) pa pasqyrë (dikush) iron. shih kur të shohë zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron. Me shpatullat drejt pa iu përulur askujt, kranarisht, ndershmërisht e trimërisht; krenar e i pamposhtur; me ballin lart. Shpatull mbi krye shih thelë mbi bisht. I vë shpatullat (diçkaje) ia hyj me të gjitha forcat e me guxim, e marr përsipër dhe vë të gjitha forcat për ta përballuar; i vë gjoksin; përkul (ul) mesin; i dal gjel kaproll; i bëj mes. I vunë shpatullat (njëri-tjetrit) u bashkuan dhe e ndihmojnë a e përkrahin shumë njëri-tjetrin; u ngjitën shpinëshpinë. I vuri shpatullat dheut (dikush) euf. vdiq, mbaroi, u nda nga jeta; na la uratën (zakonisht për një njerimirë). E vuri me shpatulla pas murit (dikë) e zuri keq me fjalë duke i treguar gabimin a fajin që ka bërë; e detyroipranojë fajin a gabimin, e mbërtheu mirë sa s’ka nga lëviz, ia mblodhi; i tregoi vendin (dikujt); e mbërtheu me gozhdë. Nuk e vë në shpatullpulës (dikë) nuk e përfill fare, nuk e çmoj e nuk ia var; s’e vë (s’e kam) në hesap; s’e vë në llogari.

SHPIRT

SHPIRT,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa jo fizike e qenies njerëzore, bota e brendshme e njeriut, tërësia e vetive të tij psikike, tërësia e ndjenjave, e përjetimeve të tij, e mendimeve, dhe e vetëdijes së tij. Me shpirtgëzuar (të vrarë, të trazuar, të tronditur, të pikëlluar). Njerëz me shpirtpasur. Në thellësishpirtit. Thellëshpirt. I plagosurshpirt. Të kënaqet shpirti. Iu gëzua shpirti. Iu shpirti vrer. Të ka lezet shpirti (bised.) ke kënaqësi, kënaqesh. E ka shpirtin helm (zeher) është shumë i hidhëruar. I rëndonshpirt (një gabim a faj që ka bërë). S’dihet ç’ka (s’ka gjë të keqe) në shpirt. Shpirti im e di. Më pikoishpirt. Më ka prekurshpirt. Nuk i ndahej shpirti nga djali. Nga del fjala, del shpirti. (fj. u.) fjala e dhënë nuk kthehet.
2. Tërësia e vetive dhe e tipareve (të mira a të këqija) të karakterit ose të personalitetit të një njeriu; karakteri i njeriut; tërësia e aftësivebrendshme, aftësitë mendore; gjendja e brendshme, forca morale e një njeriu a e një grupi njerëzish; frymëzim, ndjenjë, temperament. Me shpirtlirë (të gjerë, fisnik, të bardhë). Me shpirtngushtë (të vogël). Me shpirtzjarrtë (luftarak, sulmues, të paepur, të papërkulur). Me shpirtndjeshëm. Shpirt kërkues (krijues). Shpirti praktik aftësia për të kryer mirë e shpejt punët e detyrat e ndryshme. Shpirti i vetëmohimit (i sakrificës, i kundërshtimit). Ka shpirtmirë (të keq). Ka shpirt poeti (artisti). Ka shpirt malësori. I madh (i gjerë, fisnik) nga shpirti. Njeri pa shpirt njeri i egër, mizor; njeri i ftohtë, njeri që nuk ka interes a dashuri për asgjë. Flet (këndon, punon) me shpirt flet (këndon, punon) me afsh, me zjarr, me të gjitha fuqitë që ka. Është dhënë me (gjithë) shpirt pas diçkaje ia ka kushtuargjitha forcat diçkaje, është dhënë i tëri pas diçkaje. E bën (e jep) me gjithë shpirt e bën me zemërhapur, në mënyrëçiltër, me bindjeplotë; e bën me të gjitha fuqitë që ka, me zjarr, me gjithë hovin e zemrës, me gjithë zemër.
3. Parim a synim themelorpërcakton mënyrën se si mendon, sillet e vepron një njeri a grup njerëzish dhe që e ka burimin te kushtet historiko-shoqërore në të cilat kanë jetuar e janë formuar këta; frymë. Me shpirt demokrati (atdhedashësi, patrioti). Me shpirt tregtari. Ka shpirt shqiptari.
4. fig. Qenia më e shtrenjtë, më e çmueshme për dikë, njeri shumë i afërt e i dashur, i dashuri i zemrës, zemër (përdoret edhe për t’iu drejtuar me dashuri e përkëdhelje një njeriu shumëafërt); gjëja më e shtrenjtë për njeriun, jeta. E kam shpirt. E dua si shpirtin. Shpirti është i dhembshur. Jap edhe shpirtin për të. Eja, shpirti i nënës (shpirti im)! - Ç’ke, o shpirt? Shpirt i vogël!
5. fig. Gjëja më e qenësishme, thelbi i diçkaje. Shpirti i artit (i shkencës). Shpirti i punës krijuese.
6. Forca kryesore frymëzuese a lëvizëse në një punë a në një veprimtari, shtylla e një pune a e një veprimtarie; ai që frymëzon, organizon e udhëheq një grup njerëzish; njeriu më i dashur në një grup a në një rreth njerëzish; zemër. Shpirti i skuadrës (i brigadës). Shpirti i shoqërisë. Shpirti i shtëpisë.
7. filoz., psikol. Ndërgjegjja, forma më e lartë e veprimtarisë psikikenjeriut.
8. fet. Ana jomateriale te njeriu, që ka prejardhje hyjnore e është i pavdekshëm, që i jep njeriut jetën, e dallon atë nga kafshët dhe e lidh me Zotin. Shpirtrat e të vdekurve. I ndrittë shpirti! (ur.) I vajttë shpirtiferra! mallk. Për shpirtnënës! betim. Ndanin për shpirt.
9. mit. Qenie e patrupëzuar, që ka fuqimbinatyrshme dhe vepronjetën e njerëzve e në natyrë duke bërëmira e të këqija. Shpirtrat e këqij. Shpirtrat e pyllit (e kënetës).
10. fet. Fryma e Shenjtë.
11. bised. Jetë. E gjetën pa shpirt. Shpëtoi me shpirt shpëtoi, mbeti gjallë. Ra (u rrëzua) pa shpirt.
12. bised. Njeri, vetë, frymë (zakonisht e shoqëruar me fjalëtregojnë sasi). Ishin (bëheshin) njëzet shpirt. Sa shpirt qenë? Nuk kishte shpirtgjallë rreth e rrotull. Në fshat nuk kishte mbetur shpirt njeriu.
M’u *plagë (lungë) në shpirt (në zemër). M’u shpirti *derr. M’u shpirti *gomar bised. M’u shpirti (zemra) *helm. M’u shpirti (zemra) *vrer. E bëj *bir për shpirt (dikë). Bën hesap shpirtin (xhanin) (dikush) është shumë i sëmurë; i ka ditëtnumëruara. Ma bëri shpirtin (zemrën) *copë (dikush). Ta bën shpirtin *derr (dikush). Ma pruri (ma solli) shpirtin ndër *dhëmbë (dikush a diçka). Ma pruri (ma solli) shpirtin në *fyt (dikush a diçka). Ma pruri (ma solli) (shpirtin) në *majëhundës (dikush). M’u copëtua shpirti (*zemra) (për dikë a për diçka). Ma copëtoi shpirtin (*zemrën) (dikush). I doli shpirti (dikujt). 1. Vdiq dikush, mbaroi; i doli fryma. 2. U lodh e u këput dikush, u rraskapit; u mundua shumë; vuajti shumë; i doli qumështi i nënës; i doli shkumë nga goja; hoqizitë e ullirit (dikush); hoqi gurin e gjakut (dikush). Dil o shpirtdalësh! u lodha shumë, u raskapita, jam aq i këputur sa s’mbahem dot në këmbë; rënkojnë eshtrat e trupit; u çava shpatullash (më katërsh); u bëra për ujë me kripë. M’u dogj (m’u përvëlua) shpirti (*zemra) (për dikë a për diçka). Ma dogji (ma përvëloi) shpirtin (*zemrën) (dikush). dridhet (më përpëlitet) shpirti (*zemra) (për dikë a për diçka). Ma do shpirti (*zemra) (dikë a diçka). dhemb (më ther) shpirti (*zemra, në shpirt, në zemër) (për dikë a për diçka). M’u err shpirti u hidhërova shumë, u brengosa, u pikëllova; m’u zemra pus. Më ka fjeturshpirt (në *zemër) (dikush). ftohet shpirti (*zemra). E futshpirt (në *zemër) (dikë a diçka). gërryen shpirtin (*zemrën) (diçka). gufon shpirti (*zemra). Me gjithë shpirt (me gjithë *zemër). Me *gjysmë shpirti (dikush). Më hëngri shpirtin (dikush) më bezdisi e më mërziti shumë, m’u qep për diçka e s’më ndahet; s’e duroj dot më; plasi shpirtin (zemrën); më hëngri zorrët. helmoi shpirtin (*zemrën) (dikush a diçka). Heqshpirt (në *zemër) (për dikë a për diçka). Më ka hyrë shpirt (në *zemër) (dikush a diçka). Janë dy *kufoma e një shpirt. (Janë) *lot e shpirt. Janë dy *trupa e një shpirt. Jam me shpirt (pas dikujt a pas diçkaje) e dua shumë dhe i përkushtohem me gjithë forcat, nuk kursehem për të, jepem i tëri, me dëshirë e me gjithë forcat pas tij ose pas saj. Është me shpirtgojë (dikush) është shumë i lodhur, është i rraskapitur, s’ka më fuqi fare; ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt). Jam me shpirt (me zemër) *të vrarë. (Është) në *valëshpirtit (dikush). I jap shpirt (diçkaje) e gjallëroj, e bëjgjallë; e mbaj gjallë me pahir; e fuqizoj; e bëjprekshëm. Jap shpirtin (për dikë a për diçka) e dua shumë dhe mundsakrifikoj çdo gjë për të, jap edhe jetën për të. Po jep (po heq) shpirt. 1. (dikush). Është duke vdekur, ështëgrahmat e fundit; ështështratin e vdekjes; e ka të shpejtë; ështështratin e vdekjes; iu sos vajikandil (dikujt). 2. (diçka). Është duke u shkatërruar plotësisht, po rrënohet, po mbaron; e ka të shpejtë. S’ia jap dot shpirtin (dikujt) bëj gjithçkamundem, nuk kam ç’t’i bëjshumë; jam i pafuqshëm për ta mbajturjetë (thuhet për dikëkujdeset shumë për të sëmurin dhe s’ka ç’i bëjëshumë se aq). Nuk ia jap shpirtin *shejtanit. E kam *brengëshpirt (në zemër) (diçka). E kam *dregëzshpirt (në zemër) (diçka). E kam *gozhdëshpirt (në zemër) (diçka). E kam *gur në shpirt (në zemër) (diçka). Më ka *lezet shpirti. E kam *pengshpirt (në zemër) (diçka). E kam *pikëshpirt (në zemër) (diçka). E kam *plumbshpirt (në zemër) (diçka). E kam shpirt (dikë) e dua shumë, është njeriu më i shtrenjtë për mua; e kam në (për) zemër; e kam xhan fëm. Nuk ka shpirt (*zemër) (dikush). Ka shpirt (zemër) të bardhë (dikush) është zemërbardhë; kund. ka shpirt të zi (zemërzezë). E ka shpirtin *të bardhë (ka shpirtbardhë). E ka shpirtin (zemrën) *barut (dikush). Ka shpirt (*zemër) të butë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të butë (dikush). Ka shpirt (*zemër) të dobët (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të dobët (dikush). S’ka shpirt (s’ka pikë shpirti) ndër dhëmbë (dikush) ka vdekur, aq e pati, iu sos jeta; ka dhënë shpirt; ka ndërruar jetë; iu këput peri (dikujt). Ka shpirt (*zemër) të fortë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të fortë (ikush). E ka shpirtin në *fyt (dikush). E ka shpirtin në *gushë (dikush). Sa ta kem shpirtin *gjallë. Ka shpirt (*zemër) të gjerë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të gjerë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *katran (dikush). Ka shpirtkeq (*zemërkeqe) (dikush). E ka shpirtin *të keq (zemrënkeqe) (dikush). E kam shpirtin (zemrën) *të lehtë. E ka shpirtin të (lig zemrën *të ligë) (dikush). Ka shpirtmadh (zemërmadhe) (dikush) është shpirtmadh; kund. ka shpirt (zemër) të vogël. Ka *shpirt (zemër) të mirë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të mirë) (dikush). Ka shpirt (*zemër) të ngushtë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të ngushtë (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *të pastër (të kulluar) (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *qelibar (dikush). Ka shpirtin e qenit (dikush) përçm. shih ia ka shitur shpirtin shejtanit (dikush) keq. E kam shpirtin (zemrën) *të qetë. E ka shpirtin (zemrën) *të qëruar (dikush). E ka shpirtin (zemrën) *sterrë (dikush). E ka shpirtin *të thellë (dikush). Ka shpirt (zemër) të vogël (dikush) është shpirtvogël; kund. ka shpirtmadh (zemërmadhe). E ka shpirti (zemrën) *të vogël (dikush). E kam shpirtin (zemrën) *të vrarë. Ka shpirt të zi (*zemërzezë) (dikush). E ka shpirtin *të zi (zemrënzezë) (dikush). kënaq shpirtin (zemrën) (dikush a diçka) gëzon, më jep kënaqësimadhe shpirtërore; më bënlumtur, më kënaq shumë. kënaqet shpirti (zemra) (nga diçka) ndiej një kënaqësi shumëmadhe, gëzohem; ndihem i lumtur, kënaqem shumë; më ka lezet shpirti. këndon shpirti (*zemra). Më këput shpirtin (zemrën) (dikush a diçka) më bën të më vijë shumë keq dikush, më prek thellë, më mallëngjen, më shkakton keqardhjemadhe, më pikëllon shumë (kur ështëgjendjevajtueshme, i sëmurë, shumë i varfër etj.); më trondit shumë diçka; këput frymën; më gërvishtzemër; ma bën barkun ujë. M’u këput shpirti (zemra) (për dikë). 1. Më erdhi shumë keq për dikë, u preka thellë, u mallëngjeva, kam keqardhjemadhe, u pikëllova shumë (kur ështëgjendjevajtueshme, i sëmurë, shumë i varfër etj.); m’u ça (m’u çor) zemra; m’u hap zemra; m’u barku ujë; m’u zemra ujë. 2. Kam shumë mall për dikë, më këputi malli, e dua shumë, vuaj shumë shpirtërisht për të; m’u ça (m’u çor) zemra; m’u hap zemra. E kam kyçurshpirt (në *zemër) (dikë a diçka). E ka shpirtin *të bardhë (ka shpirtbardhë) (dikush). M’u lehtësua shpirti (zemra) u çlirova nga një ankth a nga një brengë, m’u zbut vuajtja shpirtërore; u qetësova shpirtërisht; kund. m’u rëndua shpirti (zemra). Ia la *plagëshpirt (në zemër) (dikujt). Ta lë shpirtin në *dorë (dikush). M’u lëndua shpirti (*zemra). Më lëndoishpirt (në *zemër) (dikush). lëngon shpirti (zemra) vuaj shumë shpirtërisht, kam një plagëmadhe e të vazhdueshmeshpirt. M’u ligështua (m’u lig) shpirti (*zemra). Më ligjëron shpirti (*zemra). Lip për *derë e ndaj për shpirt. Më mori *flakë shpirti. Marr shpirt (*zemër). Ia mori shpirtin (dikujt). 1. E mundoi shumë; e rraskapiti, e sfiliti; i mori frymën; i nxori shkumë (nga goja); i nxori qumështin e nënës. 2. E shfrytëzoi deripalcë; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën; e rropigjallë (dikë). 3. E rrahu keq dikë, e shqepi, e zhdëpi; e bëri për vdekje (dikë); i mori frymën; e hëngrigjallë (dikë); e futi (e vuri) të gjallëvarr (në dhe) (dikë); i nxori shkumë (nga goja); i nxori qumështin e nënës; i nxori dhëmbë e dhëmballë; e bëripërmjerrë (të vjellë) gjak (dikë); ia nxiu jetën; ia mori avullin. S’e kam marrë shpirtin me *qira. Sikur e ka marrë shpirtin me *qira (hua) (dikush) keq. Sa për të mbajtur shpirtin sa për të jetuar, sa për të mos vdekur urie; shumë pak (për ushqime etj.); sa për të mbajtur frymën. Nuk ia mbaj dot shpirtin (dikujt) nuk e shpëtoj dot, nuk e mbaj dot në jetë një të sëmurë rëndë; i kam bërëgjitha përpjekjet, s’kam lënë gjë pa bërë për ta mbajtur gjallë. Mbaj shpirtin (frymën) *gjallë (me diçka). mbeti *brengëzemër (në shpirt) (diçka). mbeti *pengshpirt (në zemër) (diçka). mbeti *plagëshpirt (në zemër) (diçka). I ka mbetur shpirti në *fijeperit (dikujt). Ma mbushi shpirtin (*zemrën) (plot) (dikush a diçka). M’u mbush shpirti (*zemra) me helm. M’u mbush shpirti (*zemra) (plot). Me mish e me shpirt. S’u ndahet shpirti rrinë gjithnjë bashkë, ngaqë e duan shumë njëri-tjetrin. I ndrittë shpirti! thuhet për një të vdekurshenjë nderimi a respekti për veprën e tij; mos u harroftë kurrë! Ma ngopi shpirtin (zemrën) (dikush a diçka) më kënaqi shumë, më dha kënaqësiplotë; më lumturoi; ma mbushi shpirtin (zemrën) (plot). M’u ngop shpirti (zemra) u kënaqa plotësisht, e plotësova një dëshirë a një kërkesë; u lumturova; m’u mbush shpirti (zemra) (plot). Ma ngroh shpirtin (*zemrën) (dikush a diçka). ngrohet shpirti (*zemra). është ngulur (më është ngulitur) në shpirt (në *zemër) (dikush a diçka). ngjeth shpirtin (*zemrën) (dikush a diçka).ngjethet shpirti (*zemra). M’u ngjitshpirt (në*zemër) (dikush a diçka). M’u nxi (m’u nxiros) shpirti (*zemra). Ma nxiu (ma nxirosi) shpirtin (*zemrën) (dikush). E nxjerr nga shpirti (nga *zemra) (dikë a diçka). I pikon shpirti nga hundët (dikujt) shih ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt). pikon në *zemër (në shpirt) (për dikë a për diçka). plagosi shpirtin (*zemrën) (dikush a diçka). M’u plagos shpirti (*zemra) (nga dikush a nga diçka). plasi shpirti (zemra) vuaj thellë nga hidhërimi a nga një fatkeqësi e madhe dhe e papritur, nuk më duron dot shpirti një dhembjetillë; vuaj thellë nga një dëshirë e zjarrtë, u këputa nga malli për dikë, kam dhembje shpirtërore për dikë a për diçka që e dua shumë dhe e pres prej shumë kohësh; m’u zu shpirti ngjak; m’u fry (m’u enjt) zemra.plasi shpirtin (zemrën) (dikush a diçka) më mërziti shumë; më dëshpëroi shumë, më helmoi; më mundoi shumë; plasi buzën; më plasi shpretkën; ma pruri (ma solli) në majëhundës; më bëri verem; m’u gur në opingë; pëlcet edhe gurin (dikush); ma zuri shpirtin ngjak (dikush).prekushpirt (në *zemër) (dikush a diçka). U prekashpirt (në *zemër). Më qan shpirti (*zemra) (për dikë a për diçka). Ku i qëndron shpirti! (dikujt) është shumë i dobët, është tretur fare; është bërë kockë e lëkurë (dikush). M’u rëndua shpirti (*zemra). Me rëndonshpirt (në *zemër) (diçka). sëmbon (më ther) në shpirt (në *zemër) (për dikë a për diçka). Ia sjell shpirtin (zemrën) në *vend (dikujt). Ia ka shitur shpirtin *shejtanit (dikush) keq. Nuk ia shes shpirtin *shejtanit. Për shpirtbabait falas, për asgjë (për diçka që nuk dua ta jap). Me shpirt (me *zemër) të bardhë. Shpirti binjak njeri shumë i ngjashëm e shumë i lidhur me një tjetër. Me shpirt (me *zemër) të copëtuar. Me shpirt (me *zemër) të djegur (të përvëluar). Me shpirt ndër dhëmbë (në gojë). 1. Me mundimmadh, me shumë vuajtje, me zor të madh, duke shtrënguar dhëmbët. 2. (dikush). Gati për të vdekur, sa mezi mbahet; si i mbyturi nëpër shkumë. Me shpirt (me *zemër) në fyt. Për shpirtgomarit! iron. kot, duke shkuar mundi humbur, kur s’ia vlenpunosh; pa fituar gjë vetë. Me shpirt (me *zemër) të gjerë. Me shpirt (me zemër) të helmuar shumë i dëshpëruar, i helmuar, që ka vuajtur një hidhërimthellë a një fatkeqësimadhe; me shpirt (me zemër) të vrerosur. Me shpirtkeq (me zemërkeqe) zemërkeq; me keqdashje; kund. me shpirt (me zemër) të mirë. Me shpirt (me *zemër) të lënduar. Me shpirtmadh (me *zemërmadhe). Sa për shpirtmiut iron. fare pak, sa për ta lagur gojën; me dorështrënguar (me dikë që ka nevojë. Me shpirt (me *zemër) të mirë. Me shpirt (me *zemër) të ngushtë. Shpirt njeriu shumë i mirë, i njerëzishëm e i dhembshur; i butë e i dashur. Me shpirtnjomëpreket lehtë, shumë i ndjeshëm; delikat. Me shpirt (me *zemër) të pastër (të kulluar). Me shpirt (me *zemër) të plagosur. Me shpirt (me *zemër) të plasur. Me shpirtin (me *zemrën) plot. Me shpirt (me zemër) të qëruar çiltërisht, pa prapamendime; i çiltër, i kulluar; me shpirt (me zemër) të pastër (të kulluar). Me shpirttrazuar i shqetësuar; me dyshime e me frikë për diçka; i turbulluar. Shpirtravdekur libr. përçm. njerëz pa asnjë vlerë e pa kurrfarë rëndësie, që kanë marrë fund e s’bëjnë dot asgjë. Me shpirt (me *zemër) të vogël. Me shpirt (me *zemër) të vrarë. Me shpirtvrerosur shih me shpirt (me zemër) të helmuar. Me shpirt të zi (me zemërzezë) shpirtzi, zemërzi; me të keq; kund. me zemër (me shpirt) të bardhë. Me shpirt (me *zemër) të zjarrtë. Ma thau shpirtin (zemrën) (dikush a diçka). 1. Më la të vetëm e të shkretë, m’i mori a m’i zhduku gjithëafërmit; më vrau edhe djalin e vetëm. 2. Më bëripandjeshëm, të mos shijojbukurën e të mirën, të mos gëzohem e të mos dëfrej. Nga *thelbi i shpirtit (i zemrës). Në *thellësishpirtit. I erdhi shpirti (dikujt) u përmend pas një humbjeje të ndjenjave; i erdhi fuqia përsëri, u gjallërua; erdhivete.erdhi shpirti (zemra) në *fyt. Më erdhi shpirti (qumështi i nënës) në *majëhundës. Më erdhi shpirti (zemra) në *vend. Më vlonshpirt (në zemër) (diçka) e përjetoj thellë diçka, e ndiej shumë dhe dua ta shfaq; kam një dëshirëmadhedua ta shpreh a dua ta plotësoj; më vjen me forcë e s’më lë të qetë një dëshirë e zjarrtë a një qëllim i lartë; flakëron zemra2 (shpirti) (për diçka). Ta zësh (ta kapësh) për *hunde, i del shpirti (dikujt). Ma zuri shpirtin *ngjak (dikush). M’u zu shpirti *ngjak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.