Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁTËRR ndajf. Rrëmujshëm, pështjellas. I shkojnë punët batërr. E kishte lënë shtëpinë batërr.
✱Sin.: rrëmujshëm, pështjellas, shpartall, rrokopujë, lesheli, gramshalesh, mishmash.
►SHPARTALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shqyhem a shkatërrohem nga rrobat; e lëshoj veten fare (zakonisht pas një lodhjeje të madhe fizike). Si je shpartalluar kështu!
2. pës. e SHPARTALLÓJ. Armiku u shpartallua plotësisht.
SHPARTALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkatërroj, dërrmoj, thyej keqas; mund keq (edhe fig.). Shpartalloj armikun. Shpartalluam planet (komplotet) e armiqve.
2. Shqyej e shkatërroj rrobat e veshura, çrregulloj nga veshja. Ia shpartalloi rrobat.
✱Sin.: mund, mposht, thyej, përmbys, rropos, shemb, shqep, gropos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë