Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIZDRËNJ/Ë,~A f., bot. (lat. Asparagus officinalis) Bimë barishtore shumëvjeçare, rreth një metër e lartë, me fije të imëta e të vogla; shparg.
CARABÚJK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Brenga e thiut. Shparg gjethehollë.
CRANGTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Asparagus acutifolius) Shparg gjethehollë.
KÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET dhe KAFÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. bot. Shkurre e vendeve tropikale përherë e blertë, që bën fruta si bishtaja me disa kokrra a fara të vogla; kokrra e kësaj bime me shije të hidhur, që përmban kafeinë. Disa kokrra kafeje të pabluara. Dollap kafeje enë metalike e mbyllur ku piqen kokrrat e kafesë. Pluhur kafeje.
2. Fara a kokrra të pjekura, të bluara në trajtë pluhuri, kafe e bluar; pluhur i bluar i këtyre kokrrave. Një kaush me kafe.
3. Pija e ngrohtë dhe e hidhur e cila përmban kafeinë, me aromë të këndshme, që bëhet me pluhurin e bluar të këtyre kokrrave dhe pihet si çaj; sasia që nxë një filxhan i vogël me këtë pije. Pi dy kafe në ditë. Kafe e fortë (pa sheqer). Kafe ekspres kafe pa llumin e këtij pluhuri. Kafe turke (greke) kafe e zier me llumin e këtij pluhuri. Kafe e nxehtë (e ftohtë). Kafe me qumësht kapuçino. Filxhan kafeje. Lugë kafeje. Qeras me kafe.
4. Lokali ku shitet dhe pihet kjo pije; kafene, pijetore. Një orë në kafe. Hyjmë në një kafe.
5. Pije e ngjashme me këtë lëng që bëhet me pluhurin e elbit të pjekur, të qiqrave të pjekura etj., e cila nuk përmban kafeinë.
6. fig., bised. iron. Mitë; ryshfet. E korruptoi me kafe. I dha një kafe për provimin.
7. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë. Kafe e egër shparg.
8. si mb. I kafenjtë, i kaftë. Bojë (ngjyrë) kafe. Stof (kostum) kafe.
✱Sin.: kafene, pijetore, bar, i kafenjtë, i kaftë.
SHPAR/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET bot. (lat. Asparagus officinalis) 1. Bimë barishtore shumëvjeçare, rreth një metër e lartë, me fije të imëta e të vogla, me lule të gjelbra në të verdhemë dhe me bitme të tulta e me shije të ëmbël, që hahen sa janë të njoma. Shparg i zier.
2. Brengë thiu, bar miu. Bimë zbukurimi me fije të imëta, të vogla e të dendura, që formojnë një kurorë të gjelbër e të bukur.
SPËRË́NG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Asparagus officinalis) Bimë barishtore shumëvjeçare, rreth një metër e lartë, me fije të imëta e të vogla, me lule të gjelbra në të verdhemë dhe me fruta të tulta e me shije të ëmbël, që hahen sa janë të njoma. Mblodhi një tufë me spërënga. Spërëngat kishin mbushur kopshtin.
✱Sin.: shparg, shpargull.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë