Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shparcë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LESHJE

LÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shparcë prej leshi. Fërkohen me leshje.
2. Copë e vogël lëkure me leshgjatë, që e përdor mullisi për të mbledhur miellin. Leshja e dishtës.
3. Qese e vogël e mbushur me lesh, ku ngulen gjilpërat e qepjes, jastëku i gjilpërave. Leshja e gjilpërave.
4. nj., mjek. Urdhje. I ka dalë leshjafytyrë.
Sin.: shparcë, jastëçkë, urdhje.

SHPARCË

SHPÁRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Copë e vogël prej leshi, me të cilën fërkojmë trupin kur lahemi; leckë e trashë për të larë enët. Shparcë e butë. Sapunis shparcën. Lahem me shparcë. Fërkoj enët me shparcë.
(Janë) si *sapuni me shparcën.

TERKISHTE

TERKÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Lakër e egër me gjetheashpra.
2. Shparcë, furçë cilindrike për të larë enë a pajisje të zgavërta. Pastroj shishen me terkishte. Pastron grykën e topit me terkishte.
3. mjek. Shkopth me një furçëvogël a me garzëkrye për të pastruar zgavra a për të marrë material për analiza mjekësore (kryesisht në fyt e në hundë); tampon.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.