Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DEKLAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Pajtohem me dikë për diçka; shpall qëndrimin tim, shprehem për një çështje, shqiptohem, shpall botërisht. Deklarohem i gatshëm. Deklarohem solidar.
2. pës. e DEKLARÓJ. U deklarua jashtë ligjit. Deklarohet fajtor (i pafajshëm).
✱Sin.: pajtohem, shqiptohem, shprehem, prononcohem, shpallem.
►KURORËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vë kurorë ditën e dasmës; celebroj martesën dhe shpallem publikisht i martuar (burrë ose grua); martohem. Kurorëzohem burrë e grua.
2. Shpallem a celebrohem si mbret a mbretëreshë (në vendet me monarki). U kurorëzua mbret (mbretëreshë).
3. vet. v. III Përfundon mbarë a me sukses një punë, një veprimtari a një detyrë e rëndësishme; kryhet a mbaron përfundimisht. Puna (detyra, ndërtimi) u kurorëzua me sukses.
4. pës. e KURORËZÓJ.
✱Sin.: martohem, celebrohem.
►PROKLAM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Shpallem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë