Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAKMÁRRËS,~E mb. 1. Që shpaguhet për punë a veprime të këqija, për një krim a për një padrejtësi, për një qortim a kritikë etj., duke e ndëshkuar dikë a duke e dëmtuar me mënyra të ndryshme; që ka prirje a dëshirë për të marrë hak. Luftë hakmarrëse. Njeri hakmarrës. Synime (qëllime) hakmarrëse. Veprim (qëndrim) hakmarrës. Masa hakmarrëse.
2. etnogr. Që i merr gjakun një të vrari, gjakmarrës sipas kulturës a zakonit të një vendi (kur ka armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Shtëpia hakmarrëse. Qëllime hakmarrëse.
✱Sin.: shpagues, shpagimtar, shpagëmarrës, shpagestar, gjakmarrës.
HAKMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që është hakmarrës, shpagimtar a ndëshkues për një dhunim, krim a padrejtësi etj., duke e dëmtuar në mënyra të ndryshme; ai që është i prirë për të marrë hak. Hakmarrësi i keq.
2. etnogr. Ai që i merr gjakun një të vrari sipas kulturës a zakonit të një vendi (kur ka armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh).
✱Sin.: shpagues, shpagestar, shpagimtar, shpagëmarrës, gjakmarrës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë