Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shpërvjelje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRVESHJE

PËRVÉSHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përvesh ose kur përvishem. Përveshja e mëngëve.
2. Shpërvjelje, përthyerje.
Sin.: shpërveshje, përvjelje, shpërvjelje, përthyerje, kthim.

ZHVESHJE

ZHVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhvesh nga trupi një rrobë a rrobatkam veshur; kund. veshje. Zhveshja faqetjerëve ia çoi nderinfundkëmbëve.
2. Heqja e lëvozhgës, lëvores, cipës a mbështjellës së një druri, një bime, një fryti, një fare etj.; zhvoshkje; rrjepja e një kafshetherur a të vrarë. Zhveshja e drurëve (e bimëve, e frutave, e farave). - Rrallimi i degëvehardhisë, që ne i themizhveshje”, bëhetfund të shkurtit. Zhveshja e kabllos.
3. Shkundja e gjetheve një bime duke i hequr asaj gjelbërimin; shkurtimi i degëve a krasitja e një peme; prerja a rrallimi i drurëve. Zhveshja e pyllit. Zhveshja e kodrës (e malit) nga shkurret. Zhveshja e mollës (e kumbullës, e pjeshkës, e ftoit).
4. Nxjerrja e shpatës a e thikës nga milli a nga këllëfi për të qenë gati për luftë. Zhveshja e shpatës tregonte se ishte gati për luftë.
5. fig. Heqja e të drejtës dikujt për të mbajtur një rrobëështë karakteristike për një profesion a detyrë; lirimi nga detyra. Zhveshja nga detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit.
6. Marrja me forcë a dinakëri e diçkaje nga dikush; grabitja, vjedhja a plaçkitja e dikujt. Zhveshje nga hajdutët.
7. gjeol. Vend i zhveshur nga dheu etj., ku kanë dalësipërfaqe shkëmbinj ose minerale. Zhveshje gjeologjike. Zhveshjepasura me mineral.
Sin.: heqje, shpërveshje, shpërvjelje, zbulim, rrjepje, shpupulim, zhvoshkje, qërim, lëvorim, çmbështjellje, zbardhje, krasitje, rrallim, lirim, vjedhje, grabitje, plaçkitje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.