Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shpërvjelë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAKULAK

DAKULÁK,~E mb. 1. I zhveshur, lakuriq.
2. mospërf. I varfër; i këputur, që s’ka ku ta kapë ferra; varfanjak, i vobektë, fukara, skamës, nevojtar, dorëhollë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.
Sin.: i zbuluar, lakuriq, gollomesh, i shpërveshur, i shpërvjelë, i zhvoshkur, i rrjepur, i qëruar, i shkundur, i pikur, brashnjar.

PËRVESHUR

PËRVÉSHUR (i, e) mb. 1. Që ka pjesën e skajshmengritur lart; i përthyer, i shpërvjelë. Me mëngëpërveshura. Me pantallonapërveshura.
2. I zbuluar ngaqë është përveshur mënga (zakonisht për llërat). Me llërëpërveshura.
Sin.: i shpërveshur, i përvjelë, i shpërvjelë, i shpërvjelur, i përthyer, i kthyer, i zbuluar.

SHPËRVESHUR

SHPËRVÉSHUR (i, e) mb., përf. I përveshur, i shpërvjelë; i zbuluar. Me llërë të shpërveshura. Me kraharorshpërveshur.

SHPËRVJELË

SHPËRVJÉLË (i, e) mb., përf. I përveshur, i shpërveshur, i zbuluar. Me krahëshpërvjelë. Me mëngë (me llërë) të shpërvjela.

ZHVESHUR

ZHVÉSHUR (i, e) mb. 1. Që e ka trupinzbuluar, pa rroba; që i ka hequr rrobat, që është zhveshur; që është veshur keq, me pak rroba ose me rrobaholla; lakuriq; kund. i veshur. Me trupzhveshur. Rrinte i zhveshur. - Hiqi rrobat çunit e lërezhveshur ta rrahë dielli.
2. Që i është hequr lëkura a lëvorja, që është qëruar. Misër i zhveshur. Trung (dru) i zhveshur.
3. Që nuk e ka lëvoren, zhguallin, mbulesën ose mbështjelljen, që nuk është i veshur. Tel i zhveshur. Kërmill i zhveshur kërmill pa guaskë. Bimë me farëzhveshur.
4. Që i kanë rënë gjethet (për një bimë); që nuk ka drurë e bimë; kund. i veshur. Pyll i zhveshur. Vend (mat) i zhveshur. Katundet i ndante në mes një mal i lartë me drurëzhveshur dhe i mbuluar me dëborë. Toka kishte mbetur e zhveshur, farë bime nuk dukej më aty.
5.është i zbrazët, që nuk i ka orenditë e pajisjet e nevojshme (për një dhomë, për një shtëpi etj.). Dhomë e zhveshur. Murezhveshura.
6. fig., bised. Që i është hequr e drejtambajë një rrobë karakteristike për një profesion a për një detyrë; që është shkarkuar nga një detyrë; i liruar. Oficer i zhveshur. Ushtarëzhveshur.
7. fig. është pa ndonjë qëllim e pa përmbajtje, i zbrazët, i kotë. Jetë e zhveshur.
8. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. I zhveshuri, i përqeshuri. (fj. u.).
Sin.: i zbuluar, lakuriq, i zdeshur, i shpërveshur, i shpërvjelë, i crogët, i rrjepur, i shpupuluar, i qëruar, i zhveshur, i zhvoshkur, i kashtisur, i krasitur, i rralluar, i liruar, i zbrazët, i bokërimtë, trokë, bosh, i kotë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.