Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËR/VÍSHEM jovep., ~VÉSHA (u), ~VÉSHUR vetv. 1. Përvesh mëngët, pantallonat etj. kur ia hyj një pune. Para se të hynin në ujë, u përveshën. U përvesh dhe nisi të pastronte. U përvesh deri në gju.
2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Nis të bëj diçka me zell të madh, ia hyj një pune me të gjitha forcat. Iu përveshën punës (studimit, mësimit).
3. bised., përf. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Ia hyj me të gjitha fuqitë, i futem për ta mbaruar (kryesisht për të ngrëna e të pira). Iu përvesh drekës së pasur.
4. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) I turrem dikujt me fjalë, me qortime a me të shara; i hyj me të rrahur. Iu përvesh rëndë.
✱Sin.: hyj, vërsulem, shpërvilem, shpërvishem, turrem.
►ZHVÍSHEM jovep., ZHVÉSH (u), ZHVÉSHUR 1. vetv. Heq nga trupi një rrobë a rrobat që kam veshur; mbetem lakuriq; kund. vishem. U zhvesh fare. U zhvesh e u shtri. U zhvesh nga gjithë ato lecka e pecka.
2. vetv., vet. v. III I bien gjethet (një bime); mbetet pa gjelbërim; kund. vishet. U zhveshën pemët.
3. fig., vetv. Hedh poshtë a zhduk një ves, një koncept të gabuar, një paragjykim etj., që më pengon për të punuar mirë e për të ecur më përpara etj. U zhvesh nga plogështia. U zhvesh nga veset (nga paragjykimet).
4. vetv., vet. v. III Zhvoshket, rripet (lëkura etj.). I ishin zhveshur duart nga finja.
5. pës. e ZHVESH.
✱Sin.: zbulohem, lakuriqem, shpërvishem, shpërvilem, crogem, zgaqem, zhvoshket, rripet, qërohet, lëvorohet, lëvozhget, çmbështillet, shkëlfitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë