Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemi në drejtime të ndryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.
2. vetv., vet. v. III Shtrihet në drejtime të ndryshme diçka që është e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet aroma e luleve. Përhapen rrezet e diellit.
3. vetv., vet. v. III Merr një shtrirje a përpjesëtim të gjerë, zgjerohet; kap edhe vende të tjera. Përhapet mbjellja në sera. Përhapet përdorimi i pajisjeve kompjuterike në mësim.
4. vetv., vet. v. III Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
5. vetv., vet. v. III Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rreth të gjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve.
6. vetv. Shpërndahem e merrem me gjëra të tjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohem në diçka, hapem. U përhap në hollësira (në gjëra të panevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
7. pës. e PËRHÁP.
✱Sin.: shpërndahem, përndahem, hapem, shpërhapet, shpërderdhet, shkoqem, përshkoqem, përshkënditem, hallakatem, davaritem, zhdavaritet, tuhatem, damahushet, përbishtem, shqepem, shtrihem, zgjerohem, derdhem, bie, qarkullohem, shpërpallet, dal, shkon, vete, kalon, tërhapem, zgjerohem, përdegem, çakërdisem, pushtohem, shkapërderdhem, shprishem, zhvillohem, rritem, shtrapëzohet, dëgjohem, njihem, përvetësohet, popullarizohem, hapërdahem, zgjatem, hapem, tërhapem. shpërqendrohem, shtohem, tejçohet, tejshtrihet, rrezatohet, depërton, gëlon, jehon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë