Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BABÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Trullosem, hutohem, çakërdisem. U babit nga nga sëmundja (nga lajmi i hidhur).
2. pës. e BABÍT.
✱Sin.: trullosem, hutohem, çakërdisem, trallisem, turbullohem, shushatem, shastisem, kalamendem, marrakotem, tërmekem, hutërrohem, hutlohem, harrohem, shpërmendem, përhumbem, ndërlikem, dalldis, dalldisem.
►DALLDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie në dalldi. Dalldisem në mendime (në ëndrra, në kujtime). Është dalldisur pas asaj.
2. vetv. Jepem shumë pas diçkaje. Dalldisem pas punëve. Dalldisem pas fëmijëve.
3. vetv., vet. v. III Rritet me vrull e i fuqishëm (për bimët); shpërthen. Gruri është dalldisur sivjet.
✱Sin.: trullosem, përhumbem, hutohem, shastisem, çakërdisem, trallisem, turbullohem, shushatem, kalamendem, harrohem, shpërmendem, përhumbem, ndërlikem.
►NGATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mbështillen a ndërthuren në mënyrë të parregullt; koklavitet, ndërliket; kund. çngatërrohet, shkoklavitet. Ngatërrohen flokët. U ngatërrua filli (teli, spangoja).
2. vetv., vet. v. III Përzihen a bëhen bashkë gjëra të ndryshme ose të largëta. U ngatërruan llogaritë. Ishin ngatërruar numrat e revistave (e gazetave). Iu ngatërruan shënimet. Listat zgjedhore janë ngatërruar. Na janë ngatërruar oraret.
3. vetv., Pengohem nëpër fijet e diçkaje, mbetem i lidhur a nuk mund të lëviz lirisht. U ngatërruan nëpër tela (nëpër ferra, nëpër shkurre). U ngatërruan zogjtë në rrjetë (ndër leqe).
4. fig., vetv. Përzihem vetë a shtyhem nga të tjerët të marr pjesë në një punë të papëlqyer; hyj në marrëdhënie të padëshirueshme me dikë; përzihem në punët e dikujt. U ngatërrua në një çështje (në një grindje). U ngatërrua në një konflikt (në një luftë). Nuk janë ngatërruar në kontrabandë. U ngatërruan në një gjyq. Nuk ngatërrohem me ta nuk përzihem në punët e tyre, s’dua të kem punë me ta.
5. vetv. Them diçka tjetër në vend të asaj që duhet, humbas fillin e mendimeve a të bisedës; e bëj diçka në mënyrë të gabuar, jo sipas rregullit a rendit. U ngatërrua në provim (në mësim). U ngatërrua në numërim (në të folur). I ngatërrohen këmbët në të ecur.
6. vetv., vet. v. III Humbet qartësinë e rregullin, pështjellohet. Më ngatërrohen mendimet. Më ngatërrohet koka. Më ngatërrohen idetë (kujtimet).
7. vetv., Zihem a grindem me dikë. Ngatërrohen për hiçgjë. U ngatërruan keq. Ngatërrohem me kolegun e punës.
8. vetv., vet. v. III Bëhet diçka më e vështirë; dalin pengesa e vështirësi të reja në një punë etj.; ndërlikohet, koklavitet. U ngatërrua gjendja. Na janë ngatërruan punët keq.
9. pës. e NGATËRRÓJ.
✱Sin.: mbështillet, ndërthuret, gërshetohet, koklavitet, ndërliket, ndërlikohet, kokolepset, kërleshet, pështjellohet, shprishet, turbullohet, tutëlohet, çatallohet, ndërliksem, gatërrohen, shpupurishen, pleksem, mpleksem, tollovitem, përzihem, koklavitem, gabohem, zhyhem, trazohem, shpërmendem, shkartisem, pengohem, çakërdisem, çaprashitem, çatrafilohem, zihem, grindem.
♦ U ngatërruan *fijet. Më ngatërrohet (më futet) nëpër *këmbë (dikush). U ngatërrua *lëmshi. U ngatërruan *penjtë.
►SHKALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem mendsh, jepem shumë pas diçkaje. Shkallohem pas saj. Po shkallohem nga vetmia. Më merr në telefon, para se të shkallohem.
2. pës., vet. v. III e SHKALLÓJ.
✱Sin.: çmendem, marrosem, marrohem, shpërmendem, prishem, përprishem, lajthitem, marrakotem, mëkeqem, çartem, shkalem, ndërkrehem, këmbehem, trenohem, tërbohem, lënurem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë