Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRMÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zgjohem nga një gjumë i rëndë.
2. vetv. E marr veten përsëri pasi më kishte rënë të fikët ose pasi kisha humbur ndjenjat.
3. vetv. Vij në vete kur kam qenë i zhytur në mendime, në një lexim a në një punë. U përmend nga britmat në rrugë.
4. vetv. Shquhem, dallohem; më zënë në gojë për diçka. Përmendet për prodhimet bujqësore (të teknologjisë së lartë). Përmendet në histori si ngjarje e rëndësishme.
5. pës. e PËRMÉND.
✱Sin.: zgjohem, ndërmendem, shquhem, shpërgjumem, dallohem, kthjellohem.
►ZGJÓHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Më del gjumi, ngrihem nga gjumi; përmendem; kund. fle. - U zgjua herët. - Zgjohu, se u bë vonë! - Mos bëj zhurmë, se zgjohen fëmijët! Sytë e gjyshit u zgjuan dhe u bënë esëll. Çdo mëngjes zgjohem nga klithma e kafshëve të egra. - Fjetsh e mos u zgjofsh! Fjetsh e mos u çofsh! - ia bënte shtriga nëpër tym. (folk.). Kur ke qenë sëmurë e shërohesh, është sikur ke fjetur e zgjohesh. (fj. u.). Fli pa darkë e zgjohu pa borxhe. (fj. u.).
2. fig., vetv. Dal nga një gjendje ku më janë shkëputur a dobësuar lidhjet me realitetin, nga një vegim, iluzion etj., kuptoj gjendjen e vërtetë; vij në vete. U zgjua nga mendimet (nga ëndërrimi). Si të zgjohem prej kësaj ëndrre?
3. fig., vetv., vet. v. III Fillon të gjallërohet e të lulëzojë; ripërtërihet (për natyrën etj.); nis të gjallërohet e të vihet në lëvizje (për një qendër banimi a pune etj.). Po zgjohet natyra. Bimët janë zgjuar. U zgjua fara (bot.). U zgjua pylli. U zgjua miniera (qyteti).
4. fig., vetv. Bëhet i vetëdijshëm, bëhet i ndërgjegjshëm për diçka, fillon t'i kuptojë mirë çështjet, sqarohet; bëhet i zgjuar. Popujt po zgjohen. Shoqëria u zgjua. Po zgjohet ndërgjegjja e njerëzimit. Mendja e saj u zgjua. - Le të zgjohemi sa nuk është vonë! Ka ardhur koha të zgjohemi nga përgjumja dhe ta mërgojmë këtë situatë të keqe. Kur të zgjoheni ju nga letargjia shekullore, do të shikoni se në ç’greminë ndodhet mëmëdheu.
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Gjallërohet e vepron në një drejtim të caktuar, ngjallet; nxitet. Iu zgjua dëshira (pasioni). Iu zgjuan kujtimet. Iu zgjua ndjenja e mirënjohjes (e hakmarrjes). Iu zgjua urrejtja në shpirt.
6. pës. e ZGJOJ.
✱Sin.: përmendem, shpërgjumem, ngrihem, çohem, gjallërohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë