Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIMAKIAVELÍZ/ËM,~MI m. 1. pol., filoz. Të qenët kundër makiavelizmit; kundërmakiavelizëm; kund. makiavelizëm. Idetë e antimakiavelizmit. Përfaqësuesit e antimakiavelizmit. Filozofia e antimakiavelizmit.
2. psikol. Të qenët me personalitet të dyfishtë, që i mungon ndjeshmëria për të tjerët; që ka veti psikopatike si egoizmi, narcizmi, cinizmi; të qenët shpërfillës i moralit. Vuan nga antimakiavelizmi.
APÁTÍK,~E mb., mjek. Që ka rënë në apati, që nuk e shqetëson e nuk e tërheq asgjë, i plogët; që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme. Njeri apatik. Me natyrë apatike. Qëndrim apatik.
✱Sin.: i plogësht, i plogët, i pandjeshëm, moskokëçarës, shpërfillës, mospërfillës, i ftohtë, i mpitë, indiferent.
BUZËPËRVÉSHUR mb. 1. Që i ka buzët të trasha e të përveshura nga jashtë; buzaç, buzëtrashë.
2. Që nuk e pëlqen dikë a diçka; që flet a vepron me mospërfillje, mospërfillës, buzëpërdredhur. Njeri buzëpërveshur.
3. fig., keq. I vrazhdë e mendjemadh, sikur ka botën nën këmbë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: buzaç, buzëtrashë, mospërfillës, shpërfillës, i vrazhdë, mendjemadh, i ftohtë, i akullt, i thatë.
INJORÚES,~E mb. Që shpërfill, që është mospërfillës. Qëndrim injorues.
✱Sin.: shpërfillës, mospërfillës.
MOSKOKËÇÁRËS,~E mb. Që nuk shqetësohet e që nuk e çan kokën për dikë a për diçka, që nuk bëhet merak, që nuk tregon fare kujdes për diçka a për dikë; që shpreh moskokëçarje; kund. kokëçarje. Mbajti qëndrim moskokëçarës. U shfaq me një pamje moskokëçarëse. I hodhi një vështrim moskokëçarës. I kaloi ato vite në mënyrë moskokëçarëse.
✱Sin.: i mëveshët, i shkujdesur, mospërfillës, shpërfillës, apatik.
MOSPËRFÍLLËS,~E mb. Që nuk e përfill dikë a diçka; që ka a që shpreh mospërfillje; që bëhet me mospërfillje; kund. përfillës; vlerësues. Njeri mospërfillës. Sjellje mospërfillëse. Me vështrim (me ton) mospërfillës. Qëndrim mospërfillës ndaj vështirësive (ndaj pengesave, ndaj kërcënimeve). Është (u tregua) mospërfillës. Vishej në mënyrë mospërfillëse. E shoqëroi me një buzëqeshje mospërfillëse.
✱Sin.: shpërfillës, i ftohtë, moskokëçarës, nënvlerësues, nënvleftësues, përbuzës, i pacipë.
MËNJÁNËS,~E mb. Që rri mënjanë; indiferent, moskokëçarës, shpërfillës.
MËNJÁNËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që rri mënjanë; ai që është indiferent, moskokëçarës, shpërfillës.
NËNÇMÚES,~E mb. 1. Që nënçmon; nënvlerësues. Fjalë nënçmuese. Tendencë nënçmuese e valutës. Test denigrues e nënçmues. Deklaratë (gjuhë) nënçmuese.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Nënçmuesit e idealeve. As lëvdatat nuk të ngrenë, as nënçmuesit nuk të mposhtin.
✱Sin.: nënvlerësues, nënvleftësues, shpërfillës.
PËRBÚZËS,~E mb. 1. Që tregon mospërfillje të theksuar e të hapët, që shpreh përçmim të thellë ndaj dikujt a diçkaje; përçmues. Shikim (vështrim) përbuzës. Fjalë përbuzëse. Qëndrim përbuzës ndaj armikut.
2. gjuh. Që shpreh përbuzje, që jep ngjyrimin e përbuzjes. Me kuptim (ngjyrim) përbuzës.
✱Sin.: përçmues, mospërfillës, fyes, i vrazhdë, shpërfillës.
SHPËRFÍLLËS,~E mb. Që shpërfill, që shpreh shpërfillje, mospërfillës. Buzëqeshje shpërfillëse. Vështrim (qëndrim, ton) shpërfillës.
TÁMB/ËL,~LI m. 1. Qumësht. Tambël lope (deleje, dhie, buallice). Përshesh me tambël. Tambël me oriz. Tambël gjiri qumësht gjiri me të cilin nëna ushqen foshnjën. Nip tambli nip në vijë femërore (djalë motre, djalë vajze etj.); nip bije. Tambli i kresë anat. buti i kokës te fëmijët e vegjël. Tambël fiku lëng i bardhë si qumësht që nxjerr fiku, kur e këpusim të papjekur mirë dhe që të pezmaton buzët. Populli pa shkrim është si tambli pa mazë. (fj. u.). Bar tambli (bot.) qumështore. Lule tambli (bot.) qumështore, bar tambli.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për një bimë barishtore. Tambël arushe bimë barishtore që rritet në vende të thata, gurishtore e shkëmbore, me lëng si qumësht që përdoret në mjekësinë popullore kundër malaries, heqjes së lythave etj.
♦ Më doli tambli (*qumështi) i nënës. I dogji tambli (*qumështi) e i fryn kosit (dikush). Kërkon tambël mushke (dikush) keq. kërkon diçka që nuk mund të bëhet; është tekanjoz; kërkon qumësht nga delja shterpë; kërkon qumësht nga cjapi. *Lisi i tamblit (i qumështit) etnogr. Mirë tambli, mirë kosi mospërf. thuhet për dikë që nuk shqetësohet e nuk mërzitet fare se u bë a s’u bë diçka, është i qetë e shpërfillës; i merr punët shtruar, nuk ngutet aspak; nuk e prish gjumin (dikush); nuk do t’ia dijë (dikush); aq i bën (dikujt); nuk çan kokën (dikush); nuk e vë ujin në zjarr (dikush); s’e bën qejfin qeder (dikush); s’i djersin veshi (dikujt); nuk i hiqet asnjë ashkël (dikujt). *Qumësht (tambël) dallëndysheje.
VESHSHPÚAR mb. 1. Që e ka llapën e veshit të shpuar, me veshë të shpuar (për bagëtitë, për t’i dalluar nga bagëtitë e fqinjëve etj.). Dele veshshpuar.
2. Që e ka llapën e veshit të shpuar, me veshë të shpuar për të vënë vathë (për gratë ose për vajzat). Vajzë (grua) veshshpuar.
3. fig. Që kap shpejt me vesh çdo gjë që thuhet, që s'i shpëton gjë; i zgjuar e mendjemprehtë. Atij nuk ia hedh dot, është veshshpuar.
4. keq. Që nuk ua vë veshin fjalëve të të tjerëve; që nuk i kushton vëmendje asaj që i thuhet; që nuk i bëjnë përshtypje qortimet që i thonë. Njeri veshshpuar.
✱Sin.: i zgjuar, mendjemprehtë, veshtak, veshtar, i veshtë, mendjeshkathët, i kuptueshëm, shpërfillës, mospërfillës.
VETËPËRBÚZËS,~E mb., libr. Që përbuz vetveten, që shpreh përbuzje ndaj vetvetes. Vetëpërbuzës i vetvetes.
✱Sin.: mospërfillës, shpërfillës, përçmues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë