Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shpërfaqem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRFAQEM

PËRFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Shfaqem, shpërfaqem.

PËRSHFAQEM

PËRSHFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR fiziol., psikol., vetv. Shpërfaqem. Inati (zemërimi) i përshfaqej në fytyrë.

SHFAQEM

SHFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i dukshëm paratjerëve, dal, dukem; kund. fshihem. U shfaq një ylber. Ai u shfaqgaleri me gruan e re. Përpara syve na u shfaq një luginë e bukur. Ajo u shfaq papritur. Nga m’u shfaqe përpara? Ajo nuk është shfaqur prej kohësh. Në makinë u shfaqën kokat e tyre. U shfaqën me të njëjtat rroba. U shfaqlargu.
2. vetv., vet. v. III Shihen shenjat e para, fillonveprojë; del në pah, shihet qartë, zbulohet. Sëmundja shfaqet me temperaturëlartë. U shfaqën kërkesareja. U shfaqën simptomat e parasëmundjes. Shfaqet me tërë forcën e vet. U shfaq edhe mendimi saj. Lufta u shfaqhorizont. U shfaq prirja e saj për art. Disa rrymareja u shfaqënletërsi.
3. vetv. Shpërfaqem paratjerëve, shprehem duke treguar atë që ndiej a mendoj; tregohem, dukem. Shfaqem i pakursyer për diçka. Shfaqem haptazi. Nuk shfaqet ai njeri. Zemra nuk shfaqet. Shfaqem i gëzuar (i mërzitur). U shfaq i emocionuar.
4. vetv., vet. v. III bëhet sikur e shikoj (në ëndërr), më fanitet si një vegim. M’u shfaq babaiëndërr. Nuk më është shfaqur akomaëndërr. M’u sikur m’u shfaq hija e tij.
5. vetv. Paraqitem paratjerëve për atë që jam, tregohem. Nuk u shfaq si shoqja e tyre. Nuk u shfaq si e bija.
6. pës. e SHFAQ. U shfaqën disa ide nga klasa e parë. U shfaq drama e re nga trupa e të rinjve. Filmi i ri u shfaqkinema.
Sin.: dal, dukem, gjendem, përfaqem, shpërfaqem, jepem, duket, këndohet, shprehet, pasqyrohet, buthtohem, tregohem, rrëfehem, shihet, zbulohet, kuptohet, këndohet, krijohet, përshenjet, përftohet, sajohet, paraqitet, fanitet, përhihet, shpifet.

SHPËRFAQJE

SHPËRFÁQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shpërfaq diçka ose kur shpërfaqem. Shpërfaqja e vetes.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.