Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËZHDÍLJ/E,~A f., keq. Krupë, pështirosje, neveri; diçka që të shpërdredh kërthizën. - Më vinte një si bëzhdilje.
DREDH vep., DRÓDHA, DRÉDHUR 1. kal. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh, shpërdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh litarin (gjalmin).
2. kal. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë; kund. shtjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
3. kal. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin. S’dridhen fletët e mullirit, po nuk pati ujë lugu. (fj. u.). Kush e nis vallen, di ta dredhë vetë. (fj. u.).
4. kal. I jap trajtë të valëzuar diçkaje të drejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majë të lakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
5. kal. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçka të ngjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. - Dridhe njëherë! (bised.) bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
6. kal. dhe jokal. Ndërroj a kthej rrugën që kam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
7. fig., bised., keq., kal. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit, i shmangem me dredhi përgjigjes së drejtpërdrejtë; i shpëtoj diçkaje me dredhi e me mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin vesh të tjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. - E drodhi qerratai! - Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. - Shiko se e dredh ai!
8. kal. E bëj dikë a diçka që të dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
9. fig., bised., kal. E tund që nga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodhi ai lajm. E drodhi tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
10. kal. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtë më lart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). - Sa bukur e dridhte zërin.
11. kal. Holloj petë. Dredh petë.
♦ E dredh (e lëviz, e luan) *bishtin (dikush) keq. E drodhi (e përdrodhi) *bishtin (dikush) përçm. E dredh (e përdredh) *fjalën (dikush). E dredh në *furkë (dikë). E dredh *gjuhën (dikush). E drodhi *këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Dredh *leshtë (dikush) keq. Ma drodhi *litarin (dikush). E drodhi (e përdrodhi) *qafën (dikush) përb. Dredh (tund) *shaminë (dikush) keq. Di ta dredhë *shaminë (dikush). Dredh (tund) *zinxhirin (dikush).
✱Sin.: përdredh, spërdredh, tjerr, shalakat, rrotulloj, vërtit, lakadredh, dridhëroj, rrëqeth, ngjeth, trondit, holloj, tëholl.
NDA/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Largoj njërin nga tjetri dy a më shumë sende ose njerëz që janë bashkë, shkëput; nxjerr veç e veç dy lëndë a gjëra të ndryshme, që janë përzier, veçoj; kund. bashkoj. I ndau kecat nga dhitë. Ndaj mollët sipas madhësisë. I ndau dy veta që ziheshin. Ndaj veç. Ndaj sipas llojeve. Ndaj fijet.
2. Mbaj të veçuar nga diçka; jam në mes; kufizoj; kund. lidh. Na ndan lumi (deti). E ndan kopshti nga rruga. I ndan një lagje (një shtëpi). Ndaj me mur (me gardh). Ndaj në shtresa. I ndan kufiri.
3. Lëshoj gruan ose burrin; e shkëput nga bashkëshorti; e nxjerr për të jetuar si familje veçan; e detyroj të rrojë veçan nga dikush. E ndau gruan (burrin). E ndau djalin. E ndau nga familja. I ndau lufta. Asgjë nuk mund t'i ndajë.
4. fig. Mbaj të shkëputur, nuk i lidh, nuk i mbaj bashkë a pranë (zakonisht me mohim). Nuk i ndan fjalët nga veprat. Nuk e ndan nga vetja.
5. Copëtoj në pjesë të veçanta (një të tërë), e bëj pjesë-pjesë, pjesëtoj. Ndau bukën. Ndaj përgjysmë (më dysh, katërsh). Ndaj në pjesë (në thela, në cope). I ndau fjalët në rrokje. E ndau në këste. Ndaj në ditë (në muaj). E ka ndarë librin në pesë kapituj. I ndau me një vijë në mes.
6. Pjesëtoj diçka midis dy a më shumë vetave; i jap secilit një pjesë a diçka nga një e tërë, nga një grumbull, shpërndaj; i bëj pjesë një tjetri, e kam të përbashkët me një tjetër. Ndau gjellën. E ndau ushqimin me shokun. Ndajnë të hollat (të ardhurat, fitimet). E ndanë shtëpinë përgjysmë. Ndan letrat. I ndau pjesën. U ndanë dhurata. U ndau punën (detyrat). Ndau ftesat. Ndanë rolet. Ndanë nga një pikë. Nuk e ndan pushtetin me të tjerët.
7. I vendos nëpër vende të ndryshme, shpërndaj. Ndaj dy nga dy. I ndanë të ftuarit nëpër dhomat e hotelit.
8. fig. Provoj së bashku me dikë një ndjenjë, një gëzim a një hidhërim. Ndamë gëzimet dhe hidhërimet. Ndajmë së bashku të mirën dhe të keqen. Nuk kishte me kë ta ndante këtë gëzim.
9. Heq mënjanë për dikë a për diçka; e caktoj për diçka. Kishte ndarë para mënjanë. I ndau dy kile mish (rrush). E ndanë një copë tokë për perime (serë).
10. I ndërpres foshnjës qumështin e gjirit, zvjerdh. E ndau fëmijën prej gjirit. E ndau viçin nga lopa.
11. fig., vet. v. III Është larg në një periudhë kohe të caktuar. Edhe dy javë na ndajnë nga Viti i Ri. Pak kohë na ndan nga dita e zgjedhjeve. Pak ditë i ndante nga momenti historik.
12. fig. Caktoj kohën (afatin) për një punë a diçka tjetër. Ndanë ditën e martesës.
13. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos. I jap vazhdimisht, pa ndërprerje; nuk e ndërpres. Nuk ia ndan qumështin (pemët) fëmijës. Nuk ia ndan kujdesin. Nuk ia ndau këshillimin.
14. fig. Bëj mend a e bëj me fjalë me dikë për të kryer diçka, vendos. E ndau me mend. E kemi ndarë të shihemi sonte. Kështu e ndanë.
15. fig. I jap zgjidhje, përcaktoj përfundimin. Këtë e ndan vetëm gjyqi. Punët i ndan mejdani.
16. fig. Arrij të shoh; dalloj, shquaj (zakonisht me mohim). Nuk e ndaj dot nga larg. S'e ndava dot kush qe. Ndaj të bardhën nga e zeza. Është daltonist, nuk i ndan dot ngjyrat.
17. fig., bised., jokal., vet. v. III Dallon, shquan. Nuk ndan nga i vëllai. Nuk ndan nga të tjerët.
18. vet. v. III Nxjerr kalli. Ndan kalli misri.
✱Sin.: largoj, hap, heq, shkolit, shkëpus, veçoj, theksoj, shkul, shkoq, shpërdredh, shqep, shqis, zbërthej, kufizoj, vetmoj, zdatkoj, lëshoj, shkurorëzoj, degëzoj, thyej, copëzoj, cukëloj, çaj, përçaj, çik, çikëtoj, rriskoj, lakanis, copëtoj, pjesëtoj, shpërbëj, terezis, bëj, përhap, shpërqendroj, shpërndaj, përndaj, provoj, përjetoj, zvjerdh, caktoj, vendos, zgjidh, dalloj, shquaj, nxjerr, pres, ndërpres, këput, ndal, lë, divorcoj.
♦ I ndaj *bathët. E ndaj *bukën (me dikë). Ndaj *dyshekun (me dikë). *Filli e ndau (dikë). Ndaj *gjyqin. Të ndafsha (të bëfsha, të ngrënça) *hallvën! Nuk ia ndaj *hapin (dikujt). Na ndan një *hendek (me dikë). I ndaj *hesapet (llogaritë) (me dikë). Kur u ndanë, *kaq i ranë (dikujt) shaka. I ndaj llogaritë (*hesapet) (me dikë). E ndau (e çau) *katërsh (dikë a diçka). *katërsh (dikë a diçka). Për ta ndarë (për ta çarë) më *katërsh. I ndaj *lakrat (me dikë). E ndava *mendjen (për diçka). E ndaj *pazarin (me dikë). *Qimja e ndan (dikë a diçka). Nuk ia ndaj (nuk ia shqit) *sytë (dikujt a diçkaje). E ndau me *shpatë (diçka). *Topi s’i ndan. E ndau (e preu) me *thikë (diçka).
PËRDR/ÉDH vep., ~ÓDHA, ~ÉDHUR kal. 1. Dredh një fill a diçka tjetër si fill, duke e rrotulluar rreth vetes; dredh dy a më shumë fije së bashku, dredh fort; kund. shpërdredh. Përdredh fijet (telin). Përdredh çipin e shamisë.
2. I jap trajtë të lakuar a të valëzuar ose të rrumbullakët diçkaje që është e drejtë, e bëj me dredha, e bëj dredha-dredha. Përdredh flokët. Përdredh mustaqet.
3. Rrotulloj me forcë një gjymtyrë a një pjesë të trupit; nxjerr nga vendi një gjymtyrë kur rrëzohem, ndrydh. Ia përdrodhi krahun. Përdrodhi dorën (këmbën).
4. Rrotulloj e lakoj në drejtime të ndryshme, tund e lëviz (për trupin etj.). Përdredh trupin (belin). Përdredh vithet.
5. I jap disa dridhje të caktuara, e ul dhe e ngre shpejt; e dredh (për zërin). Përdredh zërin.
6. fig., bised. I sjell vdekjen, e vdes. E përdrodhi sëmundja (tuberkulozi).
✱Sin.: dredh, ndrydh, vdes, rrufshoj, spërdredh, lakoj, valëzoj, rrumbullakoj, rrotulloj, shtrydh, ndërlik, shtrembëroj.
♦ Përdredh (tharton, mbledh, rrudh, shtrembëron) *buzët (dikush). E përdredh (e dredh) *fjalën (dikush). Përdredh (tharton, rrudh, mbledh, shtrembëron) *hundën (dikush). Ia përdrodhi *kokën (kryet) (dikujt) përb. Ia përdrodhi kryet (*kokën) (dikujt). Ia përdrodhi *qafën (zverkun) (dikujt) përb. E përdrodhi (e drodhi) *qafën (dikush) përb. Përdredh *vithet (dikush) keq. vulg.
SHPËR/DRÉDH vep., ~DRÓDHA, ~DRÉDHUR kal. 1. Drejtoj a shtrij një litar, një fill etj. që është i përdredhur; ndaj njëra nga tjetra dy a më shumë fije të dredhura bashkë; zhdredh; kund. përdredh; dredh. Shpërdredh litarin (spangon, fillin). Shpërdredh gërshetin.
2. Çmbështjell. Dridhte e shpërdridhte zinxhirin në gisht.
SHPËRDRÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shpërdredh diçka ose kur shpërdridhem. Shpërdredhje e lehtë.
2. Lëvizje të trupit me shumë naze, duke u përdredhur e duke u shpërdredhur.
ZBLEDH vep., ZBLÓDHA, ZBLÉDHUR kal. Çmbledh, çmbështjell.
✱Sin.: çmbledh, çmbështjell, çrrotulloj, shpërdredh, shtjerr.
ZHDREDH vep., ZHDRÓDHA, ZHDRÉDHUR kal. 1. Çmbështjell, shpërdredh; kund. dredh, përdredh. Pastaj zhdrodhi kordonin e telefonit. Përdoret për të mod e zhdredhur fillin. Di të dredhë e të zhdredhë (dikush) nuk është njeri i qëndrueshëm, shkon nga të fryjë era, është me njëqind flamurë.
2. Shthur diçka të thurur; kund. end, thur. Zhdredh fillin (litarin). Zhdredh gërshetin. Zhdredh cigaren. - Ah, si me e zhdredhë pak këtë rrobë e si me e hapë pak kraharorin sa me u flladitë! (folk.). E si iu zu trikoja për murrizi, e pa se ai po e zhdredh e frika e zu mos po mbetet cull. (folk.).
3. E kthej diçka menjëherë në një drejtim të caktuar; ia drejtoj dikujt menjëherë (pushkën etj.), kthej. I zhdrodhi pushkën (bajonetën).
✱Sin.: shpërdredh, shprish, shthur, çmbështjell, zhdërjend, zhdërvjell, shprish, shtjerr, kthej, ndryshoj.
ÇRROTULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrotulloj diçka në anë të kundërt; e kthej në drejtim të kundërt; kund. rrotulloj. Çrrotulloj timonin. Çrrotulloj çelësin. E çrrotulloi dorezën si top të derës së blinduar. - Ktheje duke e çrrotulluar diskun!
2. Çmbështjell diçka si rrotull; kund. rrotulloj. Çrrotulloj letrën. Çrrotulloj telin. Çrrotulloj shiritin (filmin). Marinari po çrrotullonte litarët e mbledhur.
✱Sin.: çmbështjell, shtjell, çmbledh, shpërdredh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë