Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËPËRKË́MB vep., ~A, ~UR kal. Marr nëpër këmbë, sillem keq e me mospërfillje me dikë, duke i shkelur të drejtat a interesat; trajtoj keq e me mospërfillje dikë a diçka. I nëpërkëmbte më të vegjlit. I nëpërkëmbnin të drejtat e popullit. Nuk duhen nëpërkëmbur të drejtat e fëmijës. Nëpërkëmb dinjitetin e dikujt.
✱Sin.: ndërkëmb, keqtrajtoj, shkel, shpërfill, përshkardh, dëmtoj, shkarëzej, shkatërroj, shkelmoj, shpërbyth, sukulloj, shkalavesh.
POSHTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ul dikë në sy të të tjerëve, i marr nderin duke e sharë e duke e fyer rëndë, duke e trajtuar keq etj., e bëj me turp; ul nderin, personalitetin, figurën e dikujt, nxij. Poshtëroi familjen. Poshtëroi veten. Qortoje, po mos e poshtëro!
2. Bëj që të humbasë vlerën, rëndësinë a emrin e mirë që ka pasur, bëj që të mos vlejë fare.
3. bised. Vë poshtë, mund, mposht. I poshtëruan armiqtë.
✱Sin.: ul, përul, fyej, zhburrnoj, nxij, dhunoj, pështyj, shaj, përbuz, përtok, përdhos, nëpërkëmb, telendis, turpëroj, balos, baltos, baltoj, damkos, njollos, çnderoj, mund, mposht, shkarëzej, shkel, përbyth, shpërbyth.
ZMBRAPS vep., ~A, ~UR kal. E shtyj prapa dikë që lëviz përpara ose që ka qëndruar në vend, e bëj të tërhiqet prapa; e ndaloj dhe e detyroj të tërhiqet prapa dikë a diçka që vjen drejt meje; zbyth. I zmbrapsi qetë. - Zmbrapse qerren deri te hendeku dhe shkarko plehun. E zmbrapsën sulmin (kundërshtarin). Kjo rrugë e gjatë, shqiptarët nuk i lodhi, nuk i zmbrapsi, nuk i tjetërsoi. Është i vendosur për t’i zmbrapsur. I detyroi akeasit të zmbrapsen. Sulmin e parë e zmbrapsëm pa vështirësi.
2. fig. E tërheq një vendim, një urdhër etj. që kam dhënë më parë. E zmbrapsi vendimin. Kishte zmbrapsur dënimin. Ky pakt zmbraps çdo lakmim, ndalon çdo rrezik.
✱Sin.: prapësoj, praps, spraps, mbrapshtoj, prapoj, zbyth, shpërbyth, prapakthej, shfuqizoj, anuloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë