Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shoshur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËRMON

DËRMÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Shoshë me vrimamëdha për të shoshur misër, fasule etj.
2. Sitë e rrallë, satac.

DËRMONISUR

DËRMONÍSUR (i, e) mb., bised. I shoshur; i pastruar duke u hedhur në erë me dërmon. Misër (grurë) i dërmonisur.

DËRMË

DËRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shoshë për të shoshur misër, grurë etj.; dërmon. Dërma e fasuleve.

DËRRMOSUR
HAMBAR

HAMBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Arkë e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur drithë ose miell; kasolle e thurur me thupra a me dërrasa, që shërben për të mbajtur drithë, drithnik. Hambar i madh. Hambari i grurit (i misrit). Hambar i miellit. Fut drithinhambar. Mbush (zbraz) hambarët. E fut në hambar pa e shoshur. Hambar i peshkut vendanije ku mbahen peshqit e zënë.
2. Arkë a depozitë e madhe prej dërrasashshërben për të mbajtur diçka. Hambar qymyri.
3. det. Kthinë a pjesë e anijes nën kuvertë, ku vendosen mallrat, valixhet etj. Hambari i mallrave.
4. fig. Tokëprodhon shumë drithëra. Hambari i vendit.
5. Njësi matëse e peshës, e barabartë me njëqind kilogramë, peshë prej njëqind kilogramësh, kuintal.
6. si mb. Zemërgjerë, bujar; i durueshëm (edhedisa njësi frazeologjike). Zemër hambar. Bark hambar.
7. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshtadisa togje fjalësh. Flutur e hambarëve (lat. Pyralis farinalis) flutur e vogël, vemjet e së cilës ushqehen me të lashtahambarë dhe me mbeturina kashtegrazhde etj. Tenjë e hambarëve (lat. Sitotroga cerealella) vemje e hollëushqehet me drithëhambarë.
Sin.: drithnik, drithanik, grunar, arkë, gaviç, bujar, zemërgjerë, zemërbardhë, xhymert, shpritgjerë, i durueshëm, durimtar, i duruar, durimplotë.
M’u barku hambar shih m’u barku daulle. E bëri barkun hambar (dikush). 1. shih e bëri barkun daulle (dikush). 2. Duroi shumë, u zemërgjerë, nuk i vuri re të këqijat që i bënëtjerët dhe i fali. I ka rënë *miuhambar (dikujt) shak. E futhambar pa e *shoshitur (dikë). Kemi ngrënë një hambar miell (bashkë) shih kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë). E ka barkun hambar (dikush). 1. Ha shumë e nuk ngopet kurrë; është hamës i madh; e ka gojën shpellë. 2. Është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka barkungjerë1; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka zemrën hambar. E ka hambarin *dërrasë (dikush). E ka hambarin *plot (dikush). E ka zemrën hambar (dikush) është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka barkungjerë1; e ka barkun hambar2. I ushtojnë hambarët (dikujt) s’ka asgjështëpi, s’i ka mbetur gjë për të jetuar; është shumë i varfër; i ushtojnë kadet.

PASHOSHUR
PËRSHOSHUR

PËRSHÓSHUR (i, e) mb. 1. I shoshurdyti. Grurë i shoshur e i përshoshur.
2. fig. I shoshitur; i përzgjedhur. Mendime të përshoshura.

SHOSHITUR
TRIORUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.