Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shoshitur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAMBAR

HAMBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Arkë e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur drithë ose miell; kasolle e thurur me thupra a me dërrasa, që shërben për të mbajtur drithë, drithnik. Hambar i madh. Hambari i grurit (i misrit). Hambar i miellit. Fut drithinhambar. Mbush (zbraz) hambarët. E fut në hambar pa e shoshur. Hambar i peshkut vendanije ku mbahen peshqit e zënë.
2. Arkë a depozitë e madhe prej dërrasashshërben për të mbajtur diçka. Hambar qymyri.
3. det. Kthinë a pjesë e anijes nën kuvertë, ku vendosen mallrat, valixhet etj. Hambari i mallrave.
4. fig. Tokëprodhon shumë drithëra. Hambari i vendit.
5. Njësi matëse e peshës, e barabartë me njëqind kilogramë, peshë prej njëqind kilogramësh, kuintal.
6. si mb. Zemërgjerë, bujar; i durueshëm (edhedisa njësi frazeologjike). Zemër hambar. Bark hambar.
7. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshtadisa togje fjalësh. Flutur e hambarëve (lat. Pyralis farinalis) flutur e vogël, vemjet e së cilës ushqehen me të lashtahambarë dhe me mbeturina kashtegrazhde etj. Tenjë e hambarëve (lat. Sitotroga cerealella) vemje e hollëushqehet me drithëhambarë.
Sin.: drithnik, drithanik, grunar, arkë, gaviç, bujar, zemërgjerë, zemërbardhë, xhymert, shpritgjerë, i durueshëm, durimtar, i duruar, durimplotë.
M’u barku hambar shih m’u barku daulle. E bëri barkun hambar (dikush). 1. shih e bëri barkun daulle (dikush). 2. Duroi shumë, u zemërgjerë, nuk i vuri re të këqijat që i bënëtjerët dhe i fali. I ka rënë *miuhambar (dikujt) shak. E futhambar pa e *shoshitur (dikë). Kemi ngrënë një hambar miell (bashkë) shih kemi ngrënë një furrë bukë (bashkë). E ka barkun hambar (dikush). 1. Ha shumë e nuk ngopet kurrë; është hamës i madh; e ka gojën shpellë. 2. Është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka barkungjerë1; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka zemrën hambar. E ka hambarin *dërrasë (dikush). E ka hambarin *plot (dikush). E ka zemrën hambar (dikush) është shumë i durueshëm; është zemërgjerë, nuk vë re të këqiat që i bëjnëtjerët dhe fal shpejt; është shumë bujar; e ka zemrën (shpirtin) të gjerë; e ka barkungjerë1; e ka barkun hambar2. I ushtojnë hambarët (dikujt) s’ka asgjështëpi, s’i ka mbetur gjë për të jetuar; është shumë i varfër; i ushtojnë kadet.

LAPS

LAPS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Mjet për të shkruar a për të vizatuar, që përbëhet nga një shufër e hollë prej grafiti ose prej ndonjë lënde tjetër me ngjyrë, e mbështjellë me një mbulesë prej druri; kalem. Laps i zi (i kuq, blu). Laps dyngjyrësh. Laps kopjativ. Laps i fortë (i butë). Laps plumbi. Lapsa me ngjyra. Maja e lapsit. Mprehëse lapsash. Mpreh lapsin. Shkruaj (vizatoj) me laps.
2. Sendtrajtën e një gypihollë e të zgjatur, që përdoret për qëllimecaktuara. Lapsa mjekësorë.
I bie lapsit (kalemit) e mendoj dhe e shoshit mirë diçka, e llogarit si më delmirë a si më leverdis; i hyj me laps (me kalem) (diçkaje). I hyj me laps (me kalem) (diçkaje) e mendoj dhe e shoshit mirë, e llogarit si delmirë; i bie lapsit (kalemit). E ka lapsin (kalemin) *të mprehtë (dikush). Me laps (me kalem) në dorë duke e menduar e duke e shoshitur mirë diçka, duke e llogaritur si delmirë; në kryepunës a i gatshëm për të vepruar. E mprehu lapsin (kalemin) (dikush) libr. u përgatit mirë për të sulmuar dikë me kritika; iu përvesh mirë dikujt. Me një të rënëlapsit (të kalemit) shumë lehtë e me nxitim, menjëherë e pa u menduar gjatë, duke vendosur shpejt e pa e gjykuar si duhet (për të vlerësuar dikë a diçka, për të përjashtuar dikë nga puna etj.); me një të rënëpenës (pene). Ia thotë lapsit (kalemit) (dikush). 1. Është i zotillogari, di mirë si bëhet hesapi. 2. Është i zotipunë krijuese me shkrim, shkruan lirisht, ka prirje; e ka lapsin (kalemin) të mprehtë.

PAPARAMENDUAR
PAPESHUAR

PAPESHÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i peshuar (për një mall etj.); që nuk është peshuar; kund. i peshuar. Mall i papeshuar. E moridorëzimpapeshuar.
2. fig. bëhet pa u menduar mirë e thellë, që nuk është shoshitur me kujdes e pjekuri; i pamenduar, i pamatur; kund. i peshuar. Fjalë (veprime) të papeshuara. Hap i papeshuar.
Sin.: i pamenduar, i pamatur, i pakontrolluar, i pashoshitur, i pastudiuar, i nxituar, i rrëmbyer, i papjekur.

PASHOSHITUR

PASHOSHÍTUR (i, e) mb. 1. I pashoshur; kund. i shoshitur. Zhavorr i pashoshitur.
2. fig. Që nuk është shoshitur a sqaruar mirë, që ka ende gjërapaqarta, të pazgjidhura etj.; kund. i shoshitur. Çështje (punë) e pashoshitur.

PESHUAR

PESHÚAR (i, e) mb. 1. është maturpeshore, që është peshuar (për një mall etj.).
2. fig. është menduar mirë e me kujdes që më përpara, që është gjykuar si duhet; i drejtë, me vend. Vendime të peshuara. Fjalë të peshuara. Masa të studiuara dhe të peshuara.
3. fig. I matur; që mendon mirë para se të flasë ose të veprojë. Njeri i peshuar.
Sin.: i drejtë, i matur, fjalëmenduar, i arsyeshëm, i urtë, i menduar, i shqyrtuar, i shoshitur, i trajtuar, i rrahur.

PËRBLUAR
PËRSHOSHUR

PËRSHÓSHUR (i, e) mb. 1. I shoshurdyti. Grurë i shoshur e i përshoshur.
2. fig. I shoshitur; i përzgjedhur. Mendime të përshoshura.

QËLLIMOR

QËLLIMÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë a lidhet me një qëllimcaktuar; i qëllimshëm. Përdorim qëllimor. Lidhje qëllimore.
2. gjuh. përdoret kur shprehet një qëllim (për lidhëzat që, me qëllim që, në mënyrë); që lidhet me lidhëzatilla dhe tregon qëllimin e veprimitshprehurfjalinë drejtuese (për fjalitë). Lidhëz qëllimore (Doli që të blejë disa libra). Fjali qëllimore (Që të dish, duhetmësosh).
Sin.: i parallogaritur, i shoshitur, i rrahur, i shqyrtuar.

RRAHUR

RRÁHUR (i, e) mb. 1.është përpunuar a përgatitur duke e goditur ose duke e përzier shumë herë me një mjet. Grurë i rrahur. Vezërrahura. Qumësht i rrahur qumësht që i është hequr një pjesë e gjalpit. Hekur i rrahur hekur i farkëtuar.
2. fig. Që e kanë shkelur shumë njerëz; që ka lëvizjemadhe (për rrugën). Rrugë e rrahur. Pyjerrahura.
3. fig. është i njohur, që nuk çelet a nuk bëhet për të parën herë; i njohur. Ecirrugën e rrahur ngatjerët. Kaloi shtigjerrahura.
4. fig. është shqyrtuar ose trajtuar gjerësisht e hollësisht prej kohe; që nuk ka më gjë të re e nuk ka nevojëtrajtohet më. Problem i rrahur. Çështjerrahura. Foli për një temërrahur tashmë.
5. fig. Që ka përvojëmadhe, i regjur. Njeri i rrahur me jetën (me vështirësitë). Është i rrahur me të gjitha.
6. euf. I tredhur. Dash (cjap, dem) i rrahur.
Sin.: i tundur, i pagjalpë, i payndyrshëm, i shukur, i shoshitur, i goditur, i shkelur, i njohur, i trajtuar, i punuar, i regjur, i tredhur, i kalitur, i përvuajtur, i shkelur, i njohur, i shoshitur, i shqyrtuar, i trajtuar, i peshuar, i menduar, i paramenduar, i përsiatur.
(Është) i rrahur (i regjur) me *vaj e me uthull (dikush). *Qen i rrahur përb. *Rrugë (udhë) e rrahur (e shkelur). *Shtigjerrahura (të shkelura).

SHOSHIT

SHOSHÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Shosh Shoshit grurin (misrin). Shoshit rërën (zhavorrin). Shoshit plehun.
2. fig. Shqyrtoj me imtësi e me kujdes një çështje, e rrah mirë e ngagjitha anët, e shkoq një punë hollë-hollë; hetoj diçka me kujdes për të nxjerrë një përfundim. E shoshitën mirë punën (gjendjen, çështjen). E shoshiti me vete tërë natën.
E futhambar pa e shoshitur (dikë) e bën mik pa e njohur mirë, e afron pa e vënëprovë, pa e studiuar e pa e ditur kush është.

SHOSHITUR
SHOSHITËS
TESTËRUAR
VRASJE

VRÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vras a vritem. Vrasje me armë. Vrasje për hakmarrje. Vrasje me të pabesë. Vrasje pa (me) dashje. Vrasjemasë. Bënte vrasje vriste. Shpëtoi nga vrasja. U vrasje e madhe u vranë shumë veta, u gjak i madh. Vrasja e njerëzvepafajshëm. Vrasja e kafshëve është e ndaluar me ligj.
2. Pjesa e parë e emërtimeve për llojendryshme vrasjesh. Vrasje mizore mënyrë e rëndë dhe brutale e kryerjes së vrasjes duke i shkaktuar viktimës dhembje, torturë dhe vuajtje fizike ose psikike. Vrasje e paramenduar vrasje për të cilën autori është menduar dhe e ka planifikuar (shoshitur) mirë që më përpara; e që është bërë me paramendim. Vrasjeafekt vrasje e kryergjendje të tronditjes së fortë mendore. Vrasje nga pakujdesia vrasje aksidentale. Vrasje pa paramendim vrasjes por e paqëllimshme e një personi tjetër; vrasje për të cilën autori nuk është menduar dhe nuk e ka planifikuar (shoshitur) mirë që më përpara, por është pasojë e një situatekrijuar aty për aty. Vrasje e privilegjuar konsiderohen si të privilegjuara, ose formalehta të vrasjeve. këto tri lloje të vrasjeve: vrasje e kryergjendje të afektit mendor, vrasje nga pakujdesia dhe vrasja e foshnjës gjatë lindjes.
3. Veprimi kur dikush është goditur me diçka dhe ka dëmtuar një pjesëtrupit dhe i është bërë një plagë a vurratë. Vrasja e krahut (dorës, syrit).
3. Veprimi kur është goditur nga vrasa, vrugu dhe është kalbur (për pemët, perimet), etj. Vrasja e mollëve. Vrasja e frutave. Vrasja e gjetheve. Vrasja e perimeve. Vrasja e gjelbërimit.
4. bised. Shtytje e madhe e shumë njerëzve, që e shtrëngojnë keq njeri-tjetrin. Ishte vrasje e madhe. Ishte vrasje për bileta sporti.
5. bised. Çdo rast kur vritet dikush. Numri i vrasjeve.
6. fig. Gjendja kur lëndojmë a pikëllojmë dikë duke e prekur thellëndjenja a në sedër a kur lëndohemi e pikëllohemi. Vrasja e shpirtit. Vrasja e ndërgjegjes. Vrasja e mendjes.
Sin.: vrasë, vrasi, vrarje, pushkatim, kërdi, kasaphanë, masakër, gjakderdhje, gjakësi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.