Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shoshitje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANALIZË

ANALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehetpjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve; kund. sintezë. Analizë shkencore. Analizë financiare. Analiza dhe sinteza. Përdor analizën.
2. Shqyrtimi i një çështjeje, i një pune, i një vepre etj. duke e zbërthyer dhe duke e vështruar ngagjitha anët e me imtësi; procesi i hetimit të hollësishëm dhe sistematik për të nxjerrë përfundime. Analiza vjetore. Analizë statistikore kompjuterike. Analiza e punës. Analiza e shkaqeve (e të metave). Analiza politike e ngjarjes. Analiza e sjelljes. I bën analizën. Marranalizë. Analiza zbuloi dobësitë e planit. Analiza matematikore. Analiza objektive. Në analizëfundit (libr.) pasi është shqyrtuar ngagjitha anët, në fundfundit.
3. spec. Zbërthimi i një lëndeelemente për të përcaktuar përbërjen e saj dhe vetitë e elementeve; zbërthimi i një figure, i një vale, i një rrezatimi etj. në elementeveçanta. Analizë kimike. Analizë spektrale (elektrike). Analiza e gjakut (e ujit). Laborator analizash. Përfundimet e analizave. Bën analizën. Mori përgjigjen e analizave.
4. gjuh. Zbërthimi i fjalëve ose i fjalivepjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre gramatikore, leksikore, semantike, sintaksore etj. veç e veç. Analiza gramatikore (fonetike, morfologjike, sintaksore, leksikore, kuptimore). Analiza stilistike. Analiza logjike. Analiza gjuhësore ndihmonkuptuarit e strukturësfjalisë.
Sin.: analizim, zbërthim, shkoqitje, përimtim, shqyrtim, shoshitje, qëmtim, qëmtesë, hetim, zbulim.

PESHIM
PLEQËRIM

PLEQËRÍM,~I m. Veprimi kur pleqëroj ose kur pleqërohet. Pleqërimi i një pune. Komisioni i pleqërimit (etnogr.).
Sin.: pleqësim, përkujdesje, shqyrtim, rrahje, trajtim, gjykim, shoshitje.

PLEQËSIM

PLEQËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET etnogr. 1. Veprimi kur pleqësoj ose kur pleqësohet. Pleqësimi i një pune.
2. Vendimijepej nga pleqtë a nga këshilli i pleqve për një çështje.
3. Pleqërim (i një çështjeje a i një pune).
Sin.: pleqërim, rrahje, shqyrtim, trajtim, gjykim, shoshitje.

PËRSHOSHJE

PËRSHÓSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shoshje.
2. fig. Shoshitje.

PËRSIATJE

PËRSIÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përsiat ose kur përsiatem. Përsiatja e punës.
2.menduarit thellë, rrahja mirë me mend e gjërave për të gjetur shkaqet e arsyet e diçkaje, për të zbuluarvërtetën, për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje a një mëdyshjeje etj. Përsiatjet e poetit. Përsiatjet mbi natyrën (mbi jetën e njeriut).
Sin.: menduar, rrahje, peshim, shqyrtim, shoshitje.

RRAHJE

RRÁHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrah a rrihet një lëndë; kryerja e një pune duke goditur, duke trokitur etj. Rrahja e hekurit. Rrahja e qumështit (e vezëve). Rrahja e leshit (e pambukut).
2. Zënkë midis dy a më shumë vetave me pëllëmbë ose grushte. Policia e ndaloi djaloshin për rrahje.
3. Puna e një sendi, organi duke trokitur me rregull (për zemrën, damarët etj.). Ka rrahjeshpeshta. Rrahjet e zemrës. Rrahja e damarëve.
4. fig. Shqyrtim me imtësi e nga shumë anë i një çështjeje. Rrahja e mendimeve.
Sin.: zënkë, zënie, goditje, zhdëpje, kopanisje, mundje, dajak, luftim, përsiatje, shoshitje, trajtim, anim, shoshitje, pleqësim, bashkëbisedim.

SHOSHITJE

SHOSHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur e shqyrton me hollësi diçka. Shoshitje e imët. Shoshitja e grurit (e elbit). Shoshitja e zhavorrit. Reparti i shoshitjes së qymyrgurit.

SHOSHËLIM
SILLOI

SILLOÍ,~A f. sh. ~, ~TË Mendim. kokë kishte gjithmonë një silloi. E kam silloinë tek ti.
Sin.: menduar, mendje, thënie, shprehje, pohim, pikëpamje, bindje, shoshitje, gjykim, arsyetim, vlerësim, ide, këshillë, përshtypje, nijet, shestim,.

TESTËRIM
TOROSHOSHJE

TOROSHÓSHJ/E,~A f., bised. Shoshitje mirë e një pune a e një çështjeje para se t’i futesh; shqyrtim i diçkaje ngagjitha anët. Toroshoshja e mendimeve.
Sin.: shoshitje, stërshoshitje, rrahje, peshim, shqyrtim, analizim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.