Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shorti”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAME

BÁME,~T (të) f. vet. sh., krahin. Magji. Fshati kishte plot bame.
Sin.: magji, mëngji, shorti, shtrigëri.

BESËTYTNI
EKSITOJ

EKSIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxis te dikush një gjendje entuziazmi ose ndjesiforta mendore a fiziologjike. Eksitoj një arsyetim tjetër. E eksitonin tingujt e muzikës. Eksiton diskutimet jashtë renditditës. Më eksitoi shorti i Shqipërisë.
2. Nxis a shkaktoj te dikush ndjesi seksuale. E eksitoi me ato lëvizje.
3. fiz., kim., biol. Nxit, ngacmoj, stimuloj elektronet, qelizat e sistemit nervor etj.
Sin.: nxis, ngacmoj, stimuloj.

LOTARI

LOTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Shorti për sende ose për një shumëhollash sipas numrit të biletave a të librezave; shorti për të shkuar diku pasi një aplikimi paraprak. Lotaria e huasë shtetërore (vjet.). Lotari sportive. I doli lotaria për në Amerikë.
2. Lojë, në të cilën lojtarët fitojnë kur del numri i letrëstyre ose kur një vegël e posaçme, që rrotullohet, ndaletnumrin e kërkuarparë; vegla për këtë lojë. Luantelotari. Vë (hedh) në lotari. Fitoi (humbi) në lotari.
Më ra (më doli) lotaria. 1. Më ra mua për të bërë diçka; më caktuan a më ngarkuan për të kryer një punë, që nuk e merr askush përsipër. 2. Më dhanë diçkamirë që nuk e prisja; erdhi e mira te dera. E vë në lotari (diçka) e vë diçka në një gjendjepasigurt, që mundfitojë a mundhumbasë, luaj me fatin e saj.

RRENG

RRÉN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET Dredhi ose diçka tjetër e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt për ta dëmtuar ose për ta vënëgjendjevështirë; lodër me djallëzikurriz të një tjetri. Rreng i rëndë. I punoi një rreng. Sajon rrengje gjithë kohës.
Sin.: shorti, dinakëri.
I luajti (i punoi) një rreng (dikujt) e mashtroi dikë, ia hodhi me hile, ia punoi keq, luajti me të duke sajuar diçka që ai ta pësonte; i ngriti një grackë. Ia pa rrengun (dikujt) iron. e pësoi keq nga dredhitë a nga djallëzitë e dikujt, e pa dhe e provoi vetë atë të keqe që i bëri; ia pa hairin; ia ka pirë lëngun.

SHORT

SHORT,~II m. 1. Mënyrë për të caktuar a për të zgjedhur dikë (për një të drejtë, për një punë a detyrë), për të ndarë diçka me paanësi ndër dy a më shumë veta ose për të zgjidhur një çështje, duke hedhur zare a një monedhë metalike, duke tërhequr nga një letër, duke fshehur diçkagrusht etj.; sendishënon njeriun e caktuarkëtë mënyrë. Shtinë short. E bënë me short. I ra shorti. U hodh shorti. U zgjodh (u caktua) me short. Në bazë të shortit.
2. sh. ~E, ~ET bised. Pjesa që i takon secilit nga një pasurindahetkëtë mënyrë, pjesë, hise. E ndanë shtëpinëpesë shorte. Mori secili shortin e vet.
3. bised. Fati. Atë short pati. Ky qe shorti i tij.
4. bised. Bashkëshorti a bashkëshortja. Shorti i parë. Gjeti shortin e saj.

SHORT

SHORT,~III m. sh ~E, ~ET 1. Pip, fidan pemembillet ose është mbjellë, bisk, tresh. Po mbillte shorte, I ka dëmtuar shortet. dhia. Shorti ndreqet kur asht i njomë. (fj. u.).
2. Pemë e shartuar.
Sin.: bisk, filiz, fidan, pinjollë, pip, tresh, trishë, triskull.

SIHIR

SIHÍR,~I m. sh. ~E, ~ET Magji. Bënte sihire. I kishte lidhur sihir dikujt. Ajo merrej me sihire. Nuk u besonte sihireve.
Sin.: mëngji, shorti, shtrigëri, tëbame, yshtje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.