Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRSJÉLLË (i, e) mb. 1. Që ndodh a që bëhet ndërmjet dy anëve, ndërmjet dy palëve ose ndërmjet dy dukurive, të cilat ndikojnë a veprojnë njëra mbi tjetrën; që ka lidhje të dyanshme me diçka tjetër; i dyanshëm, i shoqishoqëm, reciprok. Marrëdhënie të ndërsjella. Varësi e ndërsjellë. Veprim (bashkëveprim) i ndërsjellë. Ndikim i ndërsjellë. Njohje e ndërsjellë. Akuza të ndërsjella. Huazime të ndërsjella (gjuh.).
2. biol. Që lidhet me ndërveprimin me përfitim të dyanshëm midis dy ose më shumë specieve.
3. Që është ose që bëhet në dobi të të dyja palëve, i dyanshëm, reciprok. Përfitim i ndërsjellë. Leverdi (dobi) e ndërsjellë. Vlerësim i ndërsjellë. Sigurim i ndërsjellë. drejt. Ndihmë e ndërsjellë. drejt.
4. Që ndihet ose që tregohet nga të dyja anët njësoj, që është i njëjtë e i përbashkët për të dyja palët, i dyanshëm, reciprok. Mirëkuptim (besim) i ndërsjellë. Dëshirë e ndërsjellë. Bashkëpunim i ndërsjellë. Respekt i ndërsjellë. Besim i ndërsjellë. Përjashtueshmëria e ndërsjellë.
✱Sin.: i dyanshëm, i shoqishoqëm, i përbashkët, i anasjellë, reciprok.
RECIPRÓK,~E mb. 1. Që ndodh ose që bëhet ndërmjet dy anëve a dy palëve shkëmbyerazi; që ka lidhje të ndërsjellë me diçka tjetër; i ndërsjellë, i dyanshëm, i shoqishoqëm. Lidhje (marrëdhënie) reciproke. Veprim (bashkëveprim) reciprok. Vartësi reciproke. Zëvendësim reciprok. Ndikim reciprok. Njohja reciproke. Në mënyrë reciproke.
2. Që është ose që bëhet në interes të dy palëve; që u vë detyrime a u jep të drejta të përbashkëta të dyja palëve, i ndërsjellë, i dyanshëm. Ndihmë reciproke. Përfitim reciprok. Dobi (leverdi) reciproke. Shkëmbim reciprok. Lëshime reciproke.
3. Që ndihet ose që tregohet nga të dyja anët njësoj, që është i njëjtë e i përbashkët për të dyja palët, i ndërsjellë, i dyanshëm. Ndjenjë (dashuri) reciproke. Mirëkuptim (besim) reciprok. Dëshirë reciproke.
4. vjet. Që bënte shkëmbimin e prodhimeve bujqësore me prodhime industriale. Tregu reciprok. Shkëmbimi reciprok.
SHOQISHÓQ/ËM (i), ~ME (e) mb. I ndërsjellë; reciprok. Ndikim i shoqishoqëm. Marrëdhënie të shoqishoqme. Ndihmë e shoqishoqme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë