Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shog”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAHUQ

BAHÚQ,~E mb. 1. Tullac. Me kryet bahuq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Ishin të thinjurit dhe bahuqët.
Sin.: tullac, kokëtullë, flokërënë, i shogët, shogan, shog, tullë, tas, kokëzhveshur, kokëzbathur, kryecullak, qeros.

SHOG

SHOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që i kanë rënë flokët, që nuk ka flokëkokë, tullac, flokërënë, qeros. I doli përpara ai shogu. Vazdonte të shoqërohet me atë shogun. Shogu kishte ndër mendbënte mbjellje flokësh.
Sin.: flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, shogan, i shogur, tullac.

SHOGEM

SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1.bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur krejt.
2. vet. v. III I bien qimet një kafshe. Ujqitverë shogen. Kishte dëgjuar se shogen edhe dhitë.
3. vet. v. III Zhvishet nga pemët një vend, blecohet, zbulohet; kund. vishet, mbulohet (nga pemët). U shog mali. Kur pritengjitha pemët mali shoget.
4. fig. Largohem nga një punë a diçka se më mërzitet, zvirdhem, ftohem. Shogem nga leximi. Kur e pashë në atë gjendje, u shoga prej saj. I ishte shogur çdo gjë.
5. vet. v. III Krasitet një pemë, pastrohet nga degët e tepërta, kihet, shkardhitet, rrallohet. Shogen pemët pak para pranverës. U shog ulliri.
Sin.: zhvishet, blecohet, zbulohet, kihet, shkadhitet, rrallohet, krahitet, qesatet, zvirdhem, zbaritem, zverëtitem, ftohem, mërzitem.

SHOGOJ

SHOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kryes. vet. III Ua heq leshin bagëtive. I shogoi bagëtitë. Shogoi delet. Shoga dhentë.

TULLAC

TULLÁC,~I m. sh. ~, ~ËT Ai që nuk ka flokë, djalë (burrë, plak), të cilit i kanë rënë flokët. E kërkoi një tullac. Ishte një tullacstacion. Kishtekrah një tullac.
Sin.: flokërënë, tullë, shogan, shog, i shogët, i shogur, i palesh, i paqime, tas, kokëzhveshur, kokëzbathur, kokëkungull, qeros.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.