Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASQÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë xhami e lyer nga njëra anë me një shtresë të hollë të një përzierjeje argjendi, kallaji, zhive etj., që ka vetinë të kthejë rrezet e dritës dhe të japë të plotë shëmbëllimin e çdo gjëje që ndodhet përpara; sipërfaqe metalike e lëmuar, që ka këtë veti. Pasqyrë e rrafshët (e lugët). Pasqyrë muri. Shihet në pasqyrë. Qëndron përpara pasqyrës. Ndrit si pasqyrë. Nga jashtë dritë e pasqyrë, nga brenda lëng e lëtyrë. (fj. u.) thuhet për dikë që vishet e mbahet mirë, por shtëpinë e mban pis.
2. Sipërfaqe e rrafshët e ujit etj., që e kthen dritën. Përmbi pasqyrën e detit.
3. Listë a tabelë përmbledhëse, që përmban një varg të dhënash, emrash etj. të ndara në shtylla ose sipas një renditjeje; paraqitje e përmbledhur e ngjarjeve, e dukurive ose e një përmbajtjeje të caktuar. Pasqyrë e shkurtër (përmbledhëse). Pasqyrë statistikore. Pasqyra e notave. Pasqyra e lëndës përmbajtja, tryeza e lëndës së një libri. Pasqyra e shtypit të përditshëm.
4. fig. Diçka që jep një paraqitje të gjallë të dukurive, të ngjarjeve e të rrethanave, tablo e gjallë, shprehëse dhe e vërtetë; paraqitje a shprehje besnike e diçkaje; pasqyrim. Pasqyrë e gjallë. Pasqyrë e jetës (e punës). Pasqyrë e vrullit revolucionar.
✱Sin.: dritë, (dritëz) xham, shofkë, tabelë, evidencë, listë, listim, tryezë, pasqyrim, sipërfaqe.
♦ U bë pasqyrë (diçka). 1. U pastrua shumë mirë, sa ndrin, shkëlqen nga pastërtia; u bë xham; u bë xixë. 2. (dikush). Na tregon si jemi a si duhet të jemi; e tregon qartë e saktë diçka tjetër, si të ishte ajo vetë. E bëj pasqyrë (diçka) e pastroj shumë mirë, sa të shkëlqejë; e bëj dritë; e bëj xham; e bëj xixë. *Dollap pa pasqyrë bides. keq. E ka zemrën pasqyrë (dikush) ka shpirt të mirë dhe të pastër; është shumë i çiltër; e ka zemrën të pastër; e ka zemrën të kulluar. Kur të shohë *shpatullat (kurrizin, shpinën) pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë *majën e veshit pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë *shpatullat pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë *veshët pa pasqyrë (dikush) iron. E shoh veten në pasqyrë shoh qartë të metat e mia me synimin për t’i ndrequr, njoh mirë veten e gabimet e mia. Kur të shohë *zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë