Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkurtesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKRONIM

AKRONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shkurtesë e përbërë nga shkronjat e para ose nga rrokjet e para të një emërtimi shumëgjymtyrësh. ASHSH (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), ASHAK (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës), OKB (Organizata e KombeveBashkuara). Fjalor i akronimeve.

AKRONIMIK

AKRONIMÍK,~E mb., libr. Që ka të bëjë me akronimin, që i përket akronimit, i akronimit. Shkurtesë akronimike. Listë akronimike.

AUTO

ÁUTO,~JA f. sh. ~, ~T bised. 1. Mjet motorik me karroceri formashndryshme, automjet. Erdhi me auto. Kishte auto të re. Po ngiste auton shpejt.
2. Shkurtesë për automobil.
Sin.: automjet, automobil, veturë, makinë, kerr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.