Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PETIKÓSH,~E mb. 1. Që është i shkurtër në shtat, shtatshkurtër.
2. Që ikën shalahapthi, shalëhapur.
3. fig. Lapangjoz, sahanlëpirës.
✱Sin.: shkurtabiq, shkurtan, shtatshkurtër, shalëhapur, lapangjoz, sahanlëpirës.
SHALËSHKÚRTËR mb. 1. Që i ka shalët të shkurtra, këmbëshkurtër, këmbëpatë; kund. shalëgjatë. Tifozi shalëshkurtër kapërceu rrethimin. Megjithëse shalëshkurtër, ishte sportist i zoti. Rapsodi shalëshkurtër filloi t’i binte çiftelisë.
✱Sin.: këmbëshkurtër, këmbëpatë, shkurtak, shkurtalak, shkurtan, shkurtabiq, cicërmicër.
SHALËSHKÚRT/ËR,~RI m. sh. ~, ~RIT Ai që i ka shalët të shkurtra. Dalloi nga larg shalëshkurtrin.
✱Sin.: këmbëshkurtër, këmbëpatë, shkurtak, shkurtalak, shkurtan, shkurtabiq, cicërmicër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë