Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkurorëzuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DIVORCUAR

DIVORCÚAR (i, e) mb., libr. 1. I ndarë me gjyq, i shkurorëzuar nga bashkëshorti a nga bashkëshortja. Çift i divorcuar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Numri i të divorcuarve (i të divorcuarave).

NDARË

NDÁRË (i, e) mb. 1.është veçan nga diçka ose nga dikush tjetër, jo i bashkuar; që i përket veçan secilit, jo i përbashkët; kund. i bashkuar. I kemindara punët (detyrat). Rrugët tona janëndara. S’kanë asgjëndarë.
2.është ndarë në dy a më shumë pjesë. Arë e ndarë kaq këtej e kaq andej sinorit. Bukë e ndarë në dy pjesë.
3.është veçuar nga diçka tjetër, i nxjerrë veçan (për dy lëndë a për gjërandryshme). Shumë parashndara për udhëtimin. Ushqimendara mënjanë për dimër.
4. Që e ka zgjidhur martesën; që nuk jeton më së bashku me të tjerë në një familje, që ka dalë veçan. Grua e ndarë. Burrë i ndarë. Vëlla i ndarë. Jemindarë.
5. Që ia tregon edhe dikujt tjetër, që e ndan me dikë (për ndjenjat, emocionet) Dhimbja e ndarë me dikë përgjysmohet.
6. Që i është dhuruar ose i është dhënë dikujt. Paraja e ndarë si sadaka.
7. bot. I segmentuar në një numërcaktuar segmentesh, që shtrihen gati deribazëpjesës (gjethes) së cilës i përket.
Sin.: i shkëputur, i veçuar, i shqitur, i përndarë, i shkallëzuar, i zbërthyer, i degëzuar, i çarë, i thyer, i copëtuar, i copëzuar, i përçarë, i shkolitur, i shpërndarë, i shkurorëzuar, i divorcuar, i vetmuar.
Me *mendjendarë. I ndarë jo barabartë që ka anë ose pjesë asimetrike.

SHKURORËZUAR
ÇMARTUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.