Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkurajuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEKURAJUAR

DEKURAJÚAR (i, e) mb., libr. Që ka humbur kurajën ose guximin, i shkurajuar; kund. i inkurajuar. Njerëzdekurajuar. Për t’i dhënë zemër besimtarit të dekurajuar.

DEPRESIV

DEPRESÍV,~E mb., psik., mjek. 1. Që ka të bëjë me depresionin, i depresionit; ligështues. Çrregullim depresiv.
2. I ligështuar; zemërthyer e i ndrydhur; i rënë, i shkurajuar. gjendje depresive.
3. shkakton një ndjenjë trishtimi; që e bënvështirë për shikuesin ose dëgjuesinndihet i lumtur ose i gëzuar. Ngjarje depresive.

LËSHUAR

LËSHÚAR (i, e) mb. 1.varet poshtë lirisht. Me perdelëshuara. Me mëngëlëshuara. Me krahëlëshuar. Me flokëlëshuar.
2. bised. vjet. Që e kishte ndarë burri e ishte kthyer te prindërit. Grua e lëshuar.
3. Që ka rënë nga shëndeti dhe është dobësuar shumë. Plak i lëshuar.
4. fig. Që nuk u ka qëndruar dot vështirësive a fatkeqësive, që ka humbur guximin e vendosmërinë, që s'ka më zemër për të vepruar; që ka rënë shpirtërisht. Ishte shumë i lëshuar.
5. fig. I shthurur nga ana morale ose i dhënë shumë pas pijeve, qejfeve, kumarit etj., i papërmbajtur; i papërmbajtur në të folur, gojështhurur. Njeri i lëshuar. Bënte një jetëlëshuar. Ka gojëlëshuar.
6. I zvargur (për zërin). Zë i lëshuar.
Sin.: i rënë, i flashkët, i ulur, i derdhur, i rraskapitur, i liruar, i lirshëm, i çlirët, i lirë, i shkrehur, i shtendosur, i ndarë, i lënë, i dobësuar, i rënë, i shkundur, i hequr, i fishkur, i tretur, i bizgosur, i shkurajuar, i zgajtur, i ligështuar, i zbërthyer, shpatullarënë, shpatullarrëzuar, i trembur, i frikësuar, i shthurur, i papërmbajtur, gojështhurur, i zvargur, i dorëzuar.
Me *dorëlëshuar E ka gojën (gjuhën) të lëshuar (dikush) është llafazan i madh, llap shumë, flet me vend e pa vend; shan e përflet gjithkënd; është gojështhurur; e ka (e zgjat) gjuhën lëpjetë; nuk i vë fre gojës. Qen i lëshuar nga *zinxhiri.

SHKURAJUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.