Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEKURAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Shkurajoj; kund. inkurajoj. Dekurajon përpjekjet për risi. Dekurajojnë pjesëmarrjen aktive. Nuk duhet t'i dekurajojë studentët e tij.
INKURAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. I jap zemër e guxim dikujt, e bëj më trim dhe e mbush me besim, e bëj ta ndiejë veten më të sigurt; e gjallëroj dhe e nxit për diçka; mbështet; përkrah; kund. shkurajoj. Inkurajon të rinjtë. E inkurajon në punë.
2. E nxit që të zhvillohet, i jap shtytje, e përkrah; e mbështet. Inkurajoj kritikën. Inkurajon përhapjen e arsimit.
✱Sin.: nxis, shtyj, përkrah.
LIGËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III Ia dobëson trupin, ia pret fuqitë; kund. shëndosh, majm. E ligështuan ethet. I ligështoi vapa.
2. E sëmur.
3. fig. Bëj që dikë ta lëshojë zemra, e vras shpirtërisht; e bëj të humbasë guximin e të trembet; e prek thellë në shpirt dhe e bëj të mos e mbajë dot veten. E ligështuan fatkeqësitë. Ia ligështoi zemrën. Ajo shfaqje e turpshme i dukej se po e ligështonte dhe prandaj vendosi të mos e dëgjonte më nga aq afër.
4. E bëj të humbasë pjellorinë, e varfëroj (tokën).
✱Sin.: rrëzoj, sqaq, zvogëloj, shkreh, flashk, tres, shkalis, zhakëmbej, grymos, sëmur, shkurajoj, molis, vras tremb, varfëroj.
ÇINKURAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të humbë kurajën, shkurajoj; kund. inkurajoj. Kjo shifër i çinkurajon viktimat të denoncojnë. Kjo gjë çinkurajon përpjekjet për ndryshim. Ne na çinkurajojnë faktet.
✱Sin.: shkurajoj, dekurajoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë