Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIGËSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur ligështohet trupi, kur nuk ka fuqi, kur humbas guximin, kur trembem. Ligështim shpirtëror. E ka nga ligështimi. Vëllai ishte tronditur me të drejtë, edhe pse nuk duhej t’ia lejonte vetes atë shkallë ligështimi.
2. Ligështi2.
✱Sin.: dobësim, heqje, tretje, trembje, tërheqje, shkurajim, molisje, prekje, zalisje, varfërim, lëngim.
ÇINKURAJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Humbje e kurajës, shkurajim; kund. inkurajim. Çinkurajim i përditshëm. Të kapte një çinkurajim për të punuar kur shihje ato pamje.
✱Sin.: shkurajim, dekurajim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë