Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APATÍ,~A f., mjek. Gjendje plogështie shpirtërore e njeriut kur nuk i bën përshtypje asgjë dhe prandaj nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve, pandjesi; moskokëçarje e plotë; mosinteresim për punën e për të tjerët; limonti. Apati e plotë. Apati mendore (shpirtërore, estetike). Bie (zhytet) në apati. Jeton në gjendje apatie. Jam në apati të thellë. Shkundem (dal) nga apatia.
✱Sin.: plogështi, pandjesi, moskokëçarje, limonti, indiferencë, ftohtësi.
►BAKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. tek., vetv., vet. v. III Vishet me një shtresë bakri një enë a një send tjetër prej metali me anë të elektrolizës.
2. fig., vetv. Varfërohem shumë, mbetem pa gjë, mbetem me gisht në gojë; shkrëndem, shkundem. Janë bakëruar të gjithë nga dimri i gjatë.
3. pës. e BAKËRÓJ.
►BOSHATÍS/EM jovep., ~A, ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbetet pa gjë ose pa njeri brenda, zbrazet. U boshatis shishja. U boshatis shtëpia. U boshatisën rrugët. Gjithçka po boshatiset.
2. vetv. Mbetem pa gjë, më mbarohet krejt diçka. U boshatis nga paratë (nga të gjitha).
3. pës. e BOSHATÍS.
✱Sin.: zbrazem, shpikem, shkrëndem, shkundem, firon, shkullon.
►GJALLËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Merr përsëri jetë e force; përtërihet. Gjallërohet bima. Gjallërohet trupi.
2. Bëhem më i gjallë e më i shkathët, dal nga plogështia; filloj të lëviz, të veproj a të flas me gjallëri. U gjallërua përsëri. U gjallërua e tërë klasa.
3. vet. v. III Fillon të bëhet a të zhvillohet më me vrull e më shpejt, i shtohet hovi e forca, nis të ecë më me gjallëri. Gjallërohet jeta. U gjallërua jeta studentore. Më në fund, u gjallërua diskutimi.
4. vet. v. III Mbushet përsëri me njerëz që lëvizin pa ndërprerje e që punojnë, mbushet me jetë. U gjallërua sheshi. U gjallërua oborri i shkollës.
5. vet. v. III Rrohet, jetohet. Nuk gjallërohet në atë vend.
✱Sin.: përtërihet, këndellem, shkundem, shkrydhem, çndryshkem, shkrifërohem, shpirtërohem, rrohet, jetohet.
►LËKÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Tundem sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara-prapa a sa poshtë-lart; valëvitet në ajër. Lëkundej në makinë (në qerre). Lëkundej si i pirë. U lëkund dheu. Anijet lëkundeshin mbi dallgë. Gruri lëkundej lehtë. Flamurët lëkundën në ajër. Ecte duke u lëkundur.
2. vetv. Përkundem, tundem. Lëkundej në kolovajzë. Lëkundej në karrige.
3. vet. v. III, fig. Bëhet e paqëndrueshme diçka, dobësohet, tronditet; luhatet. U lëkundën idetë për barazinë. Nuk lëkundet besimi që kam te ti.
4. fig. Më dobësohet besimi te diçka, filloj të dyshoj dhe humbas sigurinë, vendosmërinë a këmbënguljen e mëparshme; tregohem i paqëndrueshëm e i pavendosur në mendimet, në qëndrimet e në veprimet e mia, e kam në mëdyshje për të bërë diçka. Nuk ka kockë të fortë, lëkundet shpejt. - Mbahu, mos u lëkund!
5. pës. e LËKÚND.
✱Sin.: tundem, kolovitem, përkundem, shilarem, tronditem, shkundem, trandem, dyndet, shalakatem, valëvitet, valon, kotovalet, valëzohet, luhatet, tallazohet, ligështohem, tutem, druhem, mëdyshem, dyzoj.
►PËRMBL/ÍDHEM jovep., ~ÓDHA (u), ~ÉDHUR 1. përf., vetv. Bëhem kruspull, strukem, mblidhem. U përmblodh nga frika.
2. vetv. E marr veten në dorë pas një hutimi të çastit, e përmbledh veten. E humbi për një çast, por pastaj u përmblodh.
3. vetv. Përqendroj forcat, vëmendjen etj. kur jam përpara një rreziku, para një pune të vështirë etj., që duhet ta kapërcej me guxim ose t’i dal mbanë; i përvishem, i futem me të gjitha forcat diçkaje. U përmblodhën para sulmit (ndeshjes, garës). U përmblodh e mori hov.
4. vetv. Bëhem i përmbajtur e i rregullt në jetë, shtrohem, mblidhem. Që kur u martua, u përmblodh. S’përmblidhej ai djalë.
5. vetv., vet. v. III Bën pjesë diku, përfshihet. Këto fshatra përmblidhen në qarkun e Prizrenit.
6. pës. e PËRMBLÉDH.
✱Sin.: mblidhem, kruspullohem, përfshihem, përmbahem, strukem, kthjellohem, shkundem, tundem, përqendrohem, përvishem, futem, shtrohem, urtësohem.
►PËRSHKÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR përf., vetv. 1. Shkundem fort.
2. Shkundem shpirtërisht; bie shumë poshtë shpirtërisht; thahem shpirtërisht.
►PËRTËRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Bëhem më i ri, ndryshoj e dukem më i ri; më përmirësohet shëndeti; rinohem. Po përtërihen njerëzit. Iu përtëri fytyra. Punon e përtërihet. U përtëri mirë pas sëmundjes.
2. vetv., vet. v. III Del prapë, rishfaqet; bëhet si ka qenë, rikthehet; përsëritet. U përtëri mishi (në një vend të djegur etj.). U përtëri bari (pas korrjes, pas shiut). U përtërinë ato llafe dolën prapë ato llafe. Përtërihet hëna fillon e mbushet hëna.
3. vetv., vet. v. III Vjen, rivjen, rritet. Iu përtërinë forcat.
4. fig., vetv. E ndiej veten më të ri, fitoj gjallëri e forca të reja
5. vetv., vet. v. III Merr një pamje të re më të mirë, lulëzon. Përtërihet natyra (vendi).
6. pës. e PËRTËRÍJ.
✱Sin.: rinohem, rihem, rij, përsëritet, rifreskohem, përtëritem, ripërtërihem, ringjallem, gjallërohem, rivij, shemërtohet, përmirësohem, shërohem, rishfaqem, rikthehem, zgjohem, rifreskohem, shkundem, këndellem, shëndoshem, forcohem, flladitem, zbukurohem, hijeshohem, çrrudhem, shërohem, lulëzon, ngjethet.
♦ M’u përtëri *hëna.
►SALLNÍS/EM jovep., ~A, ~UR bised. 1. vetv. Tundem sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara prapa a sa poshtë lart, valëvitet në ajër. Ai sallnisej se kishte pirë. Gruri sallnisej në fushë. Ecte duke u sallnisur.
2. pës. e SALLNÍS. Toka u sallnis prej tërmetit. Flamurët sallniseshin nga era.
✱Sin.: lëkundem, tundem, kolovitem, kalamendem, përkundem, londitem, shilarem, tronditem, shkundem, purtekem, trandem.
►SHKUNDULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shkundem fort (nga plogështia etj.).
2. pës. e SHKUNDULLÓJ.
✱Sin.: trandem, tundem, shkundem.
►SPËRDR/ÍDHEM jovep., ~ÓDHA (u), ~ÉDHUR vetv. 1. vet. v. III Përdridhet fort; bën dredha të shumta. Ishte spërdredhur filli. Ngrihej tymi duke u spërdredhur.
2. keq. Bëj lëvizje të tepruara e të pahijshme me trup, tundem e shkundem, përdridhem. Dridhet e spërdridhet. Hidhet e spërdridhet. Spërdridhen si ngjalat në grep.
►TRÁND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem, lëkundem, shkundem me forcë. U trand shtëpia. U trand lugina.
2. fig., vetv. Tronditem a trembem shumë; shqetësohem shumë për diçka. Mos u trand! Pse trandesh kështu!
3. pës. e TRÁND.
✱Sin.: tundem, lëkundem, dridhem, shkundem, tronditem, trembem, shqetësohem.
►TRONDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem e lëkundem fort në mënyrë të përsëritur; trandem, shkundullohem. Tronditej në makinë. U tronditën nga tërmeti.
2. fig., vetv. Vuaj shumë shpirtërisht nga një e keqe, nga një lajm i hidhur, nga fyerje etj., më pushton një dhembje e madhe shpirtërore; prekem thellë, turbullohem, shqetësohem shumë. I është tronditur zemra (shpirti). Mos u trondit! U tronditën nga lajmi i hidhur.
3. fig., vetv., vet. v. III Lëkundet; prishet, shkatërrohet, merr të tatëpjetën. U tronditën marrëdhëniet mes tyre. Iu trondit mjaft shëndeti.
4. pës. e TRONDÍT.
✱Sin.: tundem, lëkundem, shkundem, trandem, shkundullohem, prekem, turbullohem, emocionohem, mallëngjehem, shqetësohem, lëkundet, prishet, shkatërrohet.
►TROSHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hidhem përpjetë, kalamendem, trokshitem, tundem, shkundem, lëkundem. Troshitej në kolovajzë.
2. vetv. Lodhem, dërrmohem, rraskapitem. U troshitëm duke ecur nëpër një rrugë gjithë gropa.
3. vetv. Tronditem shumë nga një hidhërim a nga një fatkeqësi, tronditem, pikëllohem. Kur e mori vesh lajmin e hidhur, u troshit shumë. U troshitëm të gjithë nga lajmi i keq.
4. pës. e TROSHÍT.
►TÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz disa herë e në mënyrë të rregullt sa nga një anë në anën tjetër, sa lart poshtë; lëkundem, përkundem. Tundem në shilarës. Tundej mbi degë.
2. vetv. Lëkundem a shkundem fort, zakonisht disa herë, sa nga një anë në tjetrën, sa para prapa ose sa lart poshtë; tronditem, lëkundem me forcë. U tundën në karrocë (në qerre). U tund dheu. Shtëpitë u tundën nga tërmeti. U tundën xhamat.
3. vetv., vet. v. III Lëkundet lehtë; valëzon, lëviz lehtë a valëvitet në ajër (për gjethet, për flamurin etj.). Gruri tundej ngadalë. Flamurët (flamujt) tundeshin në ajër.
4. edhe fig., vetv. Eci duke kërcyer pak sa nga e majta në të djathtë; shkoj duke u lëkundur sa nga një anë në tjetrën, lëkundem (nga lodhja a nga të pirët). Tundej si i pirë. Tundej rëndë-rëndë. Shkonte (ecte) duke u tundur.
5. edhe fig., bised., vetv. Lëviz nga vendi ku jam, luaj nga vendi; shkundem nga plogështia, nis të punoj, lëviz. Tundu, ç’pret? S'tundet nga vendi. S’ka ndërmend të tundet që andej. E bëri që të mos tundet nga vendi e rrahu shumë. Ra dhe s'u tund. Po s'u tunde vetë, s'fiton gjë.
6. moh., vetv. Nuk jepem, nuk dorëzohem, nuk luaj nga imja; nuk tutem, s’më trembet syri. Luftoi dhe s’u tund fare. Mbahu, mos u tund! S'u tund që s’u tund. Pushka bam, po ai nuk tundej. Muri tundet, burri s’tundet. (fj. u.).
7. pës. e TUND.
✱Sin.: lëkundem, përkundem, luhatem, londitem, kolovitem, shalakatem, përhidhem, tundullohem, trandem, shkundem, dyndem, valëvitet, tronditem, frikësohem, dorëzohem
♦ Tundet e s’këputet (dikush) thuhet për një njeri të shkuar në moshë, por që qëndron ende i fortë. Tundet e shkundet (dikush) mbahet më të madh, kapardiset; shet mend. Iu tundën *themelet (dikujt a diçkaje). U tund *vendi. Nuk tundet (nuk lëviz) nga *vendi (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë