Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NEVRIKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më ngrihen nervat, më acarohen nervat, bëhem nevrik, zemërohem dhe përgjigjem e sillem pa e përmbajtur veten. U nevrikos rëndë. Nevrikoset për hiçmosgjë. Me të drejtë nevrikosej.
2. pës. e NEVRIKÓS. U nevrikos nga tekat e të birit.
✱Sin.: zemërohem, inatosem, tërbohem, nxihem, sterrosem, shkumëzoj, shkumëzohem, shkumoj, shkumohem, nxehem, ndizem, pezmatohem, nervozohem, acarohem.
►SHKUMËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mbulohet me shkumë, nxjerr shkumë, shkumëzon.
2. fig., vetv., kryes. v. III Bën si i tërbuar, mend pëlcet nga inati; flet e bërtet pa pushim. U tërbua e u shkumëzua
3. fig., vetv. Rropatemi e shkrihem në punë (sidomos jashtë në diell a në punë të rënda fizike), lodhem shumë, këputem. U shkumëzuan në punë.
✱Sin.: shkumohem, sapunisem, shkrihem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë