Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKUMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Mbulohet me shkumë, nxjerr a bën shkumë. Shkumëzojnë dallgët (valët). Shkumëzon deti (lumi). Shkumëzon birra (shampanja).
2. kal. E bëj diçka me shkumë, u shkoj sapun rrobave. Shkumëzoj rrobat në govatë.
3. Nxjerr shkumë nga goja (nga lodhja e madhe, nga të folurit gjatë a me zemërim, nga ndonjë sëmundje etj.). Qetë (kuajt) shkumëzonin.
4. fig., kryes. v. III Bën si i tërbuar, bërtet e çirret nga inati. Shkumëzonte nga inati. Dridhej e shkumëzonte.
✱Sin.: sapunis; rraskapis; tërbon, tërbohet, shkulmon, zien, bërtet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë