Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DERËSHÚAR mb. 1. Që nuk i ka mbetur asnjë njeri i afërt, që i janë shuar tërë njerëzit e familjes; edhe mallk. që iu shofshin të gjithë të afërmit, që mbettë pa njeri; derëmbyllur; kund. derëçelur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - U lodh derëshuari! - Ç’bëre kështu, more derëshuar!
✱Sin.: derëshqimur, derëmbyllur, derëkyçur, derëfikur, pragshuar, pragfikur, pragshqimur, vatërshuar, vatërprishur, zjarrshuar, gjakshuar, shkretë, i shkulur, shkularak, i pabina, i shkretë, i pabinarë, derëbabëshuar.
PANJERÍ (i, e) mb. Që ka mbetur pa njeri të afërt, i shkretë; i vetmuar, i pabina, i pabinarë. Plakë e panjeri. Njeri i panjeri.
✱Sin.: i vetëm, i vetmuar, i pakënd, i pagjind, i pabinarë, i shkretë, shkretan, i shuar, shkularak, i paoxhak, i pabina, i shkulur, zjarrshuar, pragshuar, derëshuar, qyq, qyqar, derëmbyllur, derëkyçur, jetëshkretë, jetim, i parreth, i pagjini, i pataraf.
SHKULARÁK,~E mb. 1. Që është fare pa njeri i panjeri. Mbeti shkularak.
2. Që është shpërngulur nga fshati i tij dhe ka shkuar të banojë në një vend tjetër, ku nuk njeh asnjeri ose e ndien veten si të huaj. Pleq e fëmijë shkularakë.
3. si em. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Vizitoi shkularkun.
✱Sin.: i panjeri, qyqar, shkretë, i shkulur, i shpërngulur.
SHKÚLUR (i, e) mb. Që është i panjeri, shkularak. Plak i shkulur.
♦Dhëmballë e shkulur bised. *Gardh i shkulur mospërf. *Hu i shkulur mospërf. I ka rrënjët të shkulura (dikush). 1. Nuk jeton a nuk banon në një vend, nuk është ngulur përherë diku. 2. Ka mbetur fill i vetëm, pa të afërm; ka mbetur pa mbëshetje e i shkretë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë