Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJALLËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur gjallëroj dikë e diçka apo gjallërohem; shkathtësim. Gjallërimi i bimës.
2. Përtëritje dhe zhvillim i vrullshëm. Gjallërimi i organizmit. Gjallërimi i jetës. Gjallërimi i ekonomisë. Gjallërimi i kritikës.
3. Jetë; gjallesë, jetesë.
✱Sin.: jetë, jetesë, përtëritje, këndellje, shkundje, shkrydhje, shkrifërim, gjallim, gjallesë, shkathtësim, çndryshkje, rinim.
MASÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Fërkimi, goditja a tërheqja e muskujve dhe e indeve të trupit me duar a me mjete e aparate të posaçme për të nxitur qarkullimin e gjakut, për të shkrifëruar e ripërtërirë muskujt ose për qëllime mjekimi. Masazh i lehtë. Masazh kozmetik. Masazhi i fytyrës (i trupit, i muskujve). Seancë masazhi. Sallone masazhi. I bëj masazh trupit.
✱Sin.: fërkim, shkrifërim, shkrifje, shkrydhje, shprirje.
SHKATHTËSÍM,~I m. vet. nj. Veprimi kur e bëj dikë të shkathët në veprime e lëvizje, gjallërim, zhdërvjelltësim. Shkathtësimi i të rinjve (i fëmijëve). Shkathtësimi i gjymtyrëve. Lojëra shkathtësimi. Ushtrime të ndryshme shkathtësimi.
✱Sin.: zhdërvjellje, zhdërvjelltësim, shkathje, shkrydhje, rinim, çelje, aftësim.
SHKRÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë të lëngët një trup. Shkrirja e akullit. Shkrirja e kallajit (e qelqit, e serës).
2. Veprimi kur bashkojmë dy a më shumë gjëra në një gjë të vetme. Shkrirja e dy mësimeve në një të vetëm. Shkrirja e grupeve mësimore.
3. Veprimi kur i bëjmë zero të gjitha të hollat, kur e harxhojmë gjithë pasurinë. Shkrirja e kursimeve.
4. Shkrifje, shkrydhje, shpirje (për trupin e pjesët e tij). Shkrirje e duarve. Shkrirje e trupit.
✱Sin.: tretje, bashkim, bashkëshkrirje, derdhje, mbyllje, harxhim, shpenzim, tretje.
SHKRÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë të lëngët një trup. Shkrirja e akullit. Shkrirja e kallajit (e qelqit, e serës).
2. Veprimi kur bashkojmë dy a më shumë gjëra në një gjë të vetme. Shkrirja e dy mësimeve në një të vetëm. Shkrirja e grupeve mësimore.
3. Veprimi kur i bëjmë zero të gjitha të hollat, kur e harxhojmë gjithë pasurinë. Shkrirja e kursimeve.
4. Shkrifje, shkrydhje, shpirje (për trupin e pjesët e tij). Shkrirje e duarve. Shkrirje e trupit.
✱Sin.: tretje, bashkim, bashkëshkrirje, derdhje, mbyllje, harxhim, shpenzim, shkap, tretje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë