Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GJALLËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Merr përsëri jetë e force; përtërihet. Gjallërohet bima. Gjallërohet trupi.
2. Bëhem më i gjallë e më i shkathët, dal nga plogështia; filloj të lëviz, të veproj a të flas me gjallëri. U gjallërua përsëri. U gjallërua e tërë klasa.
3. vet. v. III Fillon të bëhet a të zhvillohet më me vrull e më shpejt, i shtohet hovi e forca, nis të ecë më me gjallëri. Gjallërohet jeta. U gjallërua jeta studentore. Më në fund, u gjallërua diskutimi.
4. vet. v. III Mbushet përsëri me njerëz që lëvizin pa ndërprerje e që punojnë, mbushet me jetë. U gjallërua sheshi. U gjallërua oborri i shkollës.
5. vet. v. III Rrohet, jetohet. Nuk gjallërohet në atë vend.
✱Sin.: përtërihet, këndellem, shkundem, shkrydhem, çndryshkem, shkrifërohem, shpirtërohem, rrohet, jetohet.
►SHKATHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i shkathët a më i shkathët, zhdërvjelltësohem. Shkathtësohem duke punuar. Ka filluar të shkathtësohet. Më janë shkathtësuar duart.
2. pës. e SHKATHTËSÓJ.
✱Sin.: zhdërvillem, zhdërvjelltësohem, shkathem, shkrydhem, rinohem, aftësohem, çelem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë