Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KARBONIZÚAR (i, e) mb. 1. kim. Që është kthyer në karbon a në qymyr. Lëndë e karbonizuar. Drurë (lisa) të karbonizuar.
2. fig. I shkrumbuar, i shkrumbëzuar.
✱Sin.: i shkrumbuar, i shkrumbëzuar.
SHKRUMBÓSUR (i, e) mb. Që është shkrumbosur. Shtëpi e shkrumbosur. Me buzë të shkrumbuara.
✱Sin.: i rreshkur, i tharë, i djegur, i zhuritur, i përcëlluar, i përzhitur, i ciknosur, i shkrumbëzuar, i shkrumbosur, i vruguar.
SHKRUMBÚAR (i, e) mb. 1. Që është djegur e është bërë shkrumb e hi, që është shkrumbuar. Kufoma të shkrumbuara. Kasolle të shkrumbuara. Tokë e shkrumbuar. Gjellë e shkrumbuar.
2. I rreshkur; i tharë a i djegur nga vapa e madhe a nga ethet ose nga mungesa e ujit. Gjethe të shkrumbuara. Me buzë të shkrumbuara.
✱Sin.: i rreshkur, i tharë, i djegur, i zhuritur, i përcëlluar, i përzhitur, i ciknosur, i shkrumbëzuar, i shkrumbosur, i vruguar.
SHKRUMBËZÚAR (i, e) mb. Që është i shkrumbuar. Shtëpi e shkrumbëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë