Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KARBONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kim. Shndërroj a kthej një lëndë organike në karbon a në qymyr; shpërbëj duke e nxehur ngadalë (një lëndë bimore ose shtazore). Karbonizon lëndën organike.
2. fig. E kthej në hi, e shkrumboj.
✱Sin.: shpërbëj, shkrumboj, shkrumbëzoj.
►SHKRUMBÓS/EM jovep., A (u), ~UR Shkrumbohem. U shkrumbos shtëpia.
2. pës. e SHKRUMBËZOJ. U shkrumbëzua makina nga i nxehti i madh.
✱Sin.: shkrumbohem rreshkem, digjem, shkrumbëzohem, zhuritem, përcëllohem, përhitem, ciknoset, zhuritet, vrugohem.
►SHKRUMBËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shkrumbohem.
2. pës. e SHKRUMBËZOJ. U shkrumbëzua makina nga i nxehti i madh.
✱Sin.: shkrumbohem rreshkem; digjem, shkrumbëzohem, zhuritem, përcëllohem, përzhitem; ciknoset, zhuritet, vrugohem.
ZHURÍT (ZHURÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E djeg shumë, e bëj shkrumb, e shkrumboj (me zjarr a me diçka tjetër shumë të nxehtë). E zhuriti bukën. E zhuriti flaka. Fashistët e zhuritën fshatin. E zhuriti me hekur të skuqur. E zhuriti qumështi i nxehtë. Qyteti po shkatërrohej e po zhuritej.
2. kal., vet. v. III E than fare, e djeg; e përcëllon. Vapa i zhuriti misrat. Dielli e zhuriti tokën. E zhuritën ethet.
3. jokal., vet. v. III. Djeg shumë (për piperin, specat etj.); ka shumë piper. Më zhuriti aq shumë sa lotë për sysh më shkuan. Speci të zhurit. Zhuriti gjella.
4. fig., kal. Bëj që të digjet nga malli, nga një dëshirë e zjarrtë etj. për dikë a për diçka; bëj që t'i digjet zemra, i shkaktoj dhembje a hidhërim të thellë; e përvëloj. Ia zhuriti zemrën. Na ka zhuritur shpirtin. E zhuriti malli për të birin.
✱Sin.: shkrumboj, shkrumbëzoj, përcëlloj, përvëloj, djeg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë