Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkronjëbardhë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKRONJËBARDHË

SHKRONJËBÁRDHË mb., bised. Fatbardhë, punëbardhë, fatmirë; kund. shkronjëzi. Prind shkronjëbardhë. Vajzë shkronjëbardhë.

SHKRONJËZEZË

SHKRONJËZÉ/ZË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ah, moj shkronjëzeza ti!

Sin.: fatizezë, fatkeqe, fatmjerë, ditëzezë, derëzezë, orëzezë, orëvdekur.

SHKRONJËZI

SHKRONJË/ZÍ,~ZÉZË mb., bised. Fatzi, punëzi, fatkeq; kund. shkronjëbardhë. Burrë shkronjëzi. Grua shkronjëzezë.

SHKRONJËZI

SHKRONJË/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që e ka fatin e zi; kund. shkronjëbardhë. Ai shkronjëzi jetonte vetëm.

Sin.: fatzi, fatkeq, fatmjerë, ditëzi, derëzi, orëzi, orëvdekur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.