Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKRÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Simbol ose shenjë që përfaqëson në mënyrë konvencionale një tingull të nyjëtuar. Shkronja “sh”. Shkronja dore (shtypi). Fillohet me shkronjë të madhe. Shkronjë nistore. Shkronja latine (greke). Shkronja e parë e alfabetit. Transliterimi shkronjë për shkronjë. Mësoj shkronjat.
2. Përfaqësim i një vlere konvencionale në matematikë, gjeometri etj. Drejtëza AB. Sipas përcaktimit të shkronjës “b”.
3. shtypshkr. Secila prej karaktereve të përdorura në tipografi për të shtypur shenjat e alfabetit. Shkronja të pjerrëta (të drejta, të zeza). Shkronja dymbëdhjetëshe (dhjetëshe). Shkronjë tipografike. Shkronja titujsh. Ndërroj një shkronjë.
4. vjet. Fati, e shkruara, e thëna. Si të jetë shkronja.
✱Sin.: shkronjëz, shkrolë, germë, gramë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë