Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FJALËLÁSHTË mb. 1. Që ngutet në bisedë kur flet. Djalë i shkrepshëm, por fjalëlashtë.
2. Që e tepron duke folur edhe fjalë të pahijshme. Nuk shoqërohej me njerëz fjalëlashtë.
SHKRÉPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i gjallë, i shkathët, i zhdërvjellët; që i punon mendja e goja, që i kap gjërat shpejt e di të përgjigjet menjëherë e bukur. Fëmijë i shkrepshëm. Të rinj të shkrepshëm.
2. fig. Që është i zoti, shkathët, i aftë. E kishte të shkrepshëm shumë djalin e vogël.
3. fig. Që është i shpejtë, i menjëhershëm. Evokim i shkrepshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë