Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkrep”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRESHTË

BRÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bredhishtë. Hije breshte. Breshta e fshatit. Shkrep një xixë e djeg një breshtë. (fj. u.).

BULËZON

BULËZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Lëshon sytha, mugullon; fillondalë, fillonmbijë. Bulëzojnë drurët. Bulëzoi patatja. Bulëzoi gjethi.
2. jokal., vet. v. III Nxjerr pikasipërfaqe kur zien, nxjerr bula, lëshon bulëza, bulon. Bulëzon ujitenxhere. Bulëzon djersa. Kanë bulëzuar xhamat e dritares.
3. jokal., vet. v. III Rrjedh a derdhet pikë-pikë, pikon. Çatia bulëzonte.
4. jokal., vet. v. III, fig. Nis dalë a shfaqet diçka e re. bulëzon një dëshirë. Po bulëzonte një miqësi e re.
5. edhe fig., jokal., vet. v. III Delshesh; nisduket, jep shenjë, shfaqet. Bulëzoi pikëza jeshilemajë të degëzës.
6. bujq., kal. E lë të nxjerrë sytha, e bënnxjerrë bula.
Sin.: mugullon, buçkon, çel, bumbëzon, bumbon, burbuqet, sython, sumbullon, lulon, bleron, mbin, bulon, djersin, pikon, rruzullon, loton, qan, buron, shkrep, shkreh, del, zbulohet, shfaqet, përshenjet.

CËRRFAT

CËRRFÁT vep., ~A, ~UR kal. Shkrep urët e zjarrit. Cërrfat zjarrin për të ngrohur kasollen.
Sin.: cingëris, trazoj, anagas.

DRU

DRU,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Trung ose degë druri; pjesë e prerë nga trungu, nga degët ose nga rrënjët e drurëve a të pemëve, që përdoret për t'u djegur, për ndërtim etj. Dru e thatë (e njomë). Dru të prera (të çara, të sharruara). Dru të holla (të trasha, të gjata, të shkurtra). Dru ahu (dushku, shkoze, lisi). Fusha e druve. Makina e druve. Stivë drush. Një krah (një barrë) dru. Preu (çau) dru. Shkurtoi drutë. Ngarkon (shkarkon) drutë. U ndezën drutë. I hedh dru zjarrit. Një dru e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stivën. (fj. u.). Bëj dru e digj, bëj hi e hiq. (fj. u.).
2. edhe fig. Shkop i trashë; hu, dajak, kopaçe. Drunjtë e gardhit. Drunjtë e qerres. Nguli një dru. E rrah me dru. Hëngri një dru të mirë. I dha (i hoqi) një dru. Kush ka tru, s’ha dru. (fj. u.).
3. Druri. Degët (rrënjët) e drusë. S’merr vesh druja. I vuri drunë derës. Drujazjarr, vihet nga e mbara. (fj. u.). Sa gjethe ka druja – aq halle ka gruaja. (fj. u.).
S’i bën drutë *të gjata (dikush). I do drutë *të shkurtra (dikush). Ashtu i do mushka drutë duhet bërë ashtu, sepse ashtu duhet; hapur, pa dredha; sipas kokës (i vënë) festen (dikujt). I gjeti mushka drutë keq. gjeti atë që kërkonte dikush, e pësoi siç e meritonte, mori përgjigjen a dënimin e duhur. Hëngri (mori) një dru (të mirë) (dikush) u rrah keq; u mund keq, humbi keqas (në një lojë, në një ndeshje, në një betejë etj.); hëngri dajak; hëngri kopaçe. I hedh dru zjarrit (dikush) e ndezshumë sherrin, bënmarrëveshjet e grindjet ndërmjet dy vetave a dy palëveacarohenshumë; i hedh benzinë zjarrit; luan (trazon) urët; shtyn (shkrep, ngacmon) urët. I dha (i hoqi) një dru (një hu) të mirë (të shëndoshë) (dikujt) e rrahu keq a e qortoi rëndë; e mundi keqas, e theu për turp; i dha (i hoqi) një dajakmirë; i dha (i hoqi) një hu të mirë; i hoqi një dredhë. I ka drutë *të thata (dikush). S’më lagen drutë nuk më prishet puna, nuk bëhem merak fare për diçka; s’e prish gjakun; s’e prish terezinë; aq më bën; s’më djersin veshi; nuk më prishet gjiza iron. bised. S’kish një dru të vriste miun (dikush) ishte shumë i varfër; s’kish zjarrvatër; s’kishte ku të lidhte kokrrën e kripës. Merr dru e digj, merr hi e hiq iron. shih digj dru e hiq hi! iron. Pëlcet *gur e dru (dikush). Pret dru e shet ashkla (dikush) është tahmaqar e dorështrënguar, kërkonnxjerrë sa më shumë fitime për vete; ka plot, por nuk të jep gjë. I pret drutë *shkurt (dikush). I pret drutë *të shkurtra (dikush). Shkurtoja drutë! (dikujt) mos ia zgjat më tej, preja shkurt (fjalët etj.). E shtroi (e shqepi, e zhdëpi, e ngordhi) në dru (dikë) e rrahu për vdekje; i theu dhëmbët; i nxori shkumë nga goja; e bëri për lemzë. I tregon drunë (dikujt) e kërcënon; e frikëson, duke e paralajmëruar për dhunë. I vuri drunë (dikujt) mospërf. e përzuri me të keq (nga shtëpia, nga një vend etj.); e përjashtoi (nga një organizatë, nga një mbledhje etj.); i vuri dajakun.

DYFEKSHUAR

DYFEKSHÚAR mb., mospërf. Që nuk është i zotimbrojë as veten, që nuk ia shkrep fare.

FEKS

FEKS vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Fillonndriçojë; shkëlqen, regëtin, llapëtin, llamburit. Feksi drita. Feksin reklamat. Feksin muret.
2. v. III Agon. U nisën për udhë sapo feksi.
3. kal. E pastroj diçka me të fërkuar etj. dhe e bëj që të shkëlqejë, e ndrit. I feksi mobiliet.
4. v. III, fig. Duket a shfaqet qartë diçka, bie menjëherë në sy; më vjenmendje diçka menjëherë; shkëlqen, veton. I fekste gëzimifytyrë.
5. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) fig., bised. Ia arrij qëllimit, ia dalkrye; më ndez. U përpoq, por nuk i feksi.
Sin.: shkëlqej, ndrit, llamburit, regëtin, llapëtin, agon, shkrep, shkëlqen, veton.
I feksin *sytë (dikujt).

FEKTUES

FEKTÚES,~E mb. 1. niszbardhëllojëagim. Qiell fektues.
2. Që fekton a shkrepçast. Mendimet fektuesedjalit.

FLESH

FLESH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkëndijë drite e çastitshkreptinaparatin fotografik, në telefonin celular etj. Ndenjën drejt kur u shkrep fleshi i aparatit.
2. Blic. Montoi fleshin në aparatin fotografik.
3. Lajm i shkurtër e i shpejtë për ngjarjezhvillim e sipër. Dëgjoj fleshin e mëngjesit.
4. kompj. Pajisje elektronike e vogël ku hidhendhëna për t’u transferuarpajisjetjera elektronike për t’u përdorur sa më shpejt dhe sa më lehtë. Mori fotografitë dhe videot me një flesh.

KARPË

KÁRP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkrep; shkëmb i thepisur.

KREP

KRÉP,~I m. sh. ~A, ~AT Shkrep, shkëmb me thepa.

KRESHKË

KRÉSHKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Tërësi leskrash, kleçkash e gjetheshbien përtokë nga drurët zakonisht kur thahen.
2. përmb., bot. Gjethnajë.
3. zool. Luspë peshku. Kreshka peshku.
4. Shkëmb a shkrep i përbërë nga disa shtresa a pllaka gurësh.
Sin.: leskër, gjethnajë, luspë.

KRESHTË

KRÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë qimeshashprakanë disa kafshë mbi qafë; jele; krifë. Kreshta e kalit (e luanit).
2. Tufë puplash si xhufkëkanë disa shpendë mbi kokë; kaçul; kaçulitë. Zog me kreshtë.
3. Lafshë e kuqekanë disa shpendë. Kreshta e gjelit. Këndes me kreshtë.
4. Kurrizi shkëmbor i një mali ose i një kodre; majë mali me disa thepamprehtë; shkëmb me thepa; krep. Kreshtë shkëmbore (e zhveshur). Në kreshtëmalit.
5. edhe fig. Diçka që i ngjet jeles a krifës së kalit ose kaçulit të shpendëve. Kreshta e rrënjëveqepës (të preshit). Kreshta e hullive. Kreshta e dallgëve. Mbjellja e patateve me kreshta.
Sin.: jele, krifë, kaçul, shkrep, krep.

LAGËT

LÁGËT (i, e) mb. 1. Që ka ujë a lagështirë, i qullur; që ka thithur ujë; i njomur, i lagur; kund. i thatë. Rroba të lagëta. Me këmbë të lagëta. Me flokëlagët. Lesh (pambuk) i lagët. Tokë e lagët. Dru i lagët.
2.është me reshje, i lagësht (për stinët, motin). Mot (muaj) i lagët. Vjeshtë e lagët. Klimë e lagët.
Pushkë e lagët mospërf. njeri që nuk vlen fare; njeri që s'ia shkrep, i ngathët, i paaftë.

MARR

MARR vep., MÓRA, MÁRRË kal. 1. E kap diçka a dikë me dorë a me një send tjetër dhe e heq nga vendi i vet; e rrok me duar a me diçka tjetër dhe e mbaj. Mori bukën (kazmën, librin, penën, rrobat). Mori gotën e çajit (e rakisë, e qumështit). Marr topin. Merrni nga një mollë! E mori me duar (me mashë, me lugë, me pirun). E mori me dhëmbë. E mori për krahu (për flokësh, për veshi). Ia mori me forcë.

2. E shpie diçka a dikë në një vend tjetër duke e mbartur a mbajtur vetë ose me një mjet, e çoj diku; sjell me vete; mbaj me vete. E mori çantën (thesin, dengun) në krah. E mori fëmijënshpinë (në duar, në krahë, në qafë). E mori vogëlushin hopa. E mori për dore (zvarrë). I mori fëmijët me vete. Nuk e kishte marrë kartën e identitetit me vete. E mori lumi (era).

3. biedorë një send që ma dërgon dikush ose diçka që më takon për punën a për vepratkam kryer etj.; fitoj; më vjen diçkaështë për mua; (fig.) e dëgjoj a e mësoj diçka, më bëhet e njohur diçka. Mori një letër (një telegram, një lajmthirrje). Mori pakon. Mori një njoftim (një lajm, një mesazh). Mori emërimin. Mori urdhra (udhëzime) të reja. Mori një porosiveçantë. Mori urimet. Marr rrogën (pagën mujore). Mori shpërblim. Sa merrmuaj (në ditë)? Morën flamurin. Morën diplomat (fletëlavdërimet, medaljet). Mori titullinDoktor i shkencave’. Marr lejen e zakonshme. Ç’të japësh, do të marrësh. (fj. u.).

4. bised. Blej; porosit diçka për të ngrënë a për të pirëkafe, në restorant etj. Mori ushqimet (bukën, qumështin, një palë këpucë, një kostum, një biçikletë). Mori biletën. I morëmdyqan (në pazar, në qytet, në fshat). E mori për nënën (për babain, për gruan, për fëmijët, për vete). Mori një kafe (një ujë, një birrë, një raki, një kos). E mori lirë (shtrenjtë). Sa (ku) e more?

5. Nxjerr një prodhim duke përpunuar ose duke shfrytëzuar diçka, siguroj një sasicaktuar prodhimi; nxjerr fitime, të ardhura etj. nga diçka. Mori pesëdhjetë kuintalë për hektar. Morën prodhimebollshme. Nga delja marrim leshin, qumështin, mishin. Marrim qymyrgurin (naftën, mineralet) nga toka. Marrinardhuramëdha.

6. Kërkoj një shumë a shpërblimcaktuar për diçka; zgjedh diçka nga një tërësi, nga një grumbull gjërash etj., heq, veçoj a nxjerr një pjesë nga diçka për qëllimecaktuara. Merrnin taksa. Merrnindhjetat. Sa merrnin për të qepur një kostum? Merrnin shtrenjtë. Marr për prova (kafshë, bimë, minerale). I marr gjak (për analiza).

7. vet. v. III Kërkon (një sasicaktuar lënde, sendesh, kohe etj.). Stërvitja i merr shumë kohë. Ndërtesa mori shumë tulla (çimento, gëlqere). Dyert (dritaret) morën shumë bojë.

8. edhe fig. Pajisem me diçka, gjej a siguroj diçka për vete; e shtiedorë a e bëj timen diçka për ta pasur përgjithnjë ose për ta përdorur përkohësisht; përvetësoj. Mori shtëpi (dy dhoma e një kuzhinë). Morën veturareja. Kanë marrë ujë të pijshëm (energji elektrike). Mori një taksi. Marr për një vit (për një muaj, për një natë). E mori me qira. E mori falas. Kanë marrë dije (njohuri) të thella. Mori një mijë lekë hua (borxh). I mori një libër. Ka marrë huqet e t’et. Kanë marrë mënyrën e huajjetesës (modën e huaj).

9. Shtiedorë diçka me luftë a me përpjekje, pushtoj një vend; arrijsiguroj, të fitoj, të kaloj a të kapërcej diçka, ia dalkrye diçkaje. Morën qytetin (kështjellën). Morën pushtetin (fuqinë). I mori provimet. E mori klasën. Mori diplomën (patentën). Mori vendin e parëfestival. E morën me sulm (me dredhi). E mori me vështirësi (me punë).

10. Ia rrëmbej dikujt diçka a dikë ia fitoj dikujtlojë; i heq dikujtdrejtën a mundësinë për të përdorur ose për të shfrytëzuar diçka. I morën paratë (pasurinë, tokën, pronat, çifligjet). I marr dikujt drithin (bukën, ujin). I morën patentën (diplomën). I morën fëmijët peng. I mori dy pikë (një lojë) (sport.). I mori tre ushtarë (kalin, mbretëreshën) (shah.).

11. bised. Fejohem a martohem me dikë. E mori nuse. E mori për burrë (për grua). Morën njëri-tjetrin. E mori me dashuri. E merrnin me mblesëri (burrin, gruan). Nuk e mori vetë, ia dhanë. Lum ai që e merr atë vajzë!

12. bised. E tërheq dikë nga një vend a nga një grup njerëzish dhe e çoj diku; e arrestoj. E mori mënjanë (më tutje). E morën natën. E morën fshehurazi (me forcë).

13. bised. Heq, fshij, pastroj. Marr pluhurat. Marr me fshesë (me leckë).

14. Pres a shkurtoj (për flokët); ha, zvogëloj, ngushtoj (një rrobë). Marr flokët (anët). I mori lart (poshtë). E mori pak te mënga (te supi, te beli).

15. E pranoj a e emëroj dikë në një punë, e caktoj me një detyrë; e pranoj dikë si pjesëfamiljes a të një grupi njerëzish ose e lejojmarrë pjesë diku; e thërres dikëkryejë një shërbimdetyrueshëm; i ngarkoj vetes një detyrë; pranojbëj diçka, i dal zot një pune; i përvishem një pune a një detyre në një mënyrëcaktuar. Morën një punëtor (një hidraulik, një mësues). E morënpunë. E morënçetë (në brigadë). E morishtëpi. E morënfshat. E morën si ndihmës (si specialist). E morën si ekspert (si arbitër). E morënarsim (në teatër, në skuadër). E morën ushtar. E morën për ta edukuar (për ta mësuar, për ta stërvitur). Marr një temë studimi. Mori shërbimin. E morën për botim. Morën zotimereja. E mori me qejf (me dëshirë, me guxim, me frikë, me shaka) punën (detyrën) që i ngarkuan. E mori shtruar (rrëmbyer, me rrëmbim). E moriprovim (në pyetje).

16. ngjitet a më zë një sëmundje. Ka marrëftohur. Mori zgjeben.

17. vet. v. III Nxë, përmban (një masëcaktuar, një vëllim, një sasi etj.). Merr dy litra (pesë kilogramë). Merr dy shtretër (dhoma). Merr dyqind veta (salla). Merr shumë (makina, ena, thesi). Sa merr?

18. bised., vet. v. III E përmbledh, e përfshin e zë (një ndarje administrative, një ligj, një detyrim etj.); përmbahet brendadiçka, e parashikon a e ka diçka (ligji, gazeta etj.). E merr rrethi i Tropojës. E merr plani i qytetit. Ç’merr nga Korça në Bilisht. E merr edhe ligji. E ka marrë gazeta.

19. bised. E sjell dikë a diçka për shqyrtim, si shembull etj., përqendroj a tërheq vëmendjen e të tjerëve te diçka; flas për diçka, e trajtoj, e parashtroj. Lemarrim çështjen e... (problemin e...). Marrim një pikë (një drejtëz, një rrafsh). Marrim kohën e luftës... Marrim për shembull nxënësit... (arsimtarët, ekonomistët, punëtorët, fermerët...). E marrshqyrtim e shqyrtoj.

20. Sillem a veproj me dikë ose me diçka në një mënyrëcaktuar. E mori me të mirë (me të egër, me të keq, me lajka). E morën me të fishkëllyera (me dru, me domate).

21. E quaj, e vlerësoj; e mbaj; më duket se është i tillë ose i atillë, e kujtoj, më duket; e kuptoj, e gjykoj në një mënyrëcaktuar. E merrnin për të zgjuar (për budalla, për të vdekur, për të huaj). E mori për të vëllain (për mjek, për njerimirë). E marr si shembull. E mori pazinë për spinaq. Sido (ngado) që ta marrësh. Merre si të duash.

22. edhe fig. Pësoj një goditje, me zë diçka, ha; më qëllojnë a më gjuajnë me diçka. Mori një grusht (një shuplakë, një shkelm). Mori një plumb. Mori një dru të mirë e rrahën mirë. Mori përgjigjen e duhur.

23. fig., vet. v. III E zë, e kap diçka; arrin ta kapë, mund ta kapë e të veprojë mbi të, e ha. E mori plumbiballë (në kokë, në shpatull, në ijë, në gjoks, në zemër). E mori shkarazi (mirë, drejtpërdrejt). E mori uria (etja). E moriqeshurit (gazi, vaji, frika). Është tepër lart, nuk e merr pushka (plumbi). Nuk e merr era (dielli). I merr mirë qimet brisku (makina e rrojës).

24. edhe fig., bised., edhe jokal., Shkoj, lëviz në një drejtim, ia mbaj nga...; ndjek një rrugë; shkoj drejt një gjendjeje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mori arave (bregut, pyllit, maleve). Mori malet doli në mal. Mori kthesën. Flaka mori qiellin flaka u ngrit deriqiell. Mori nga e djathta (nga e majta, nga jugu). Mori përpjetë (lart, poshtë, tatëpjetë, anës). Mori për keq (për mirë). Mori shtrembër (gozhda, vidha), Mori për në fshat (për në qytet, për në veri). Mori anës lumit (anës bregut). Po merr udhëmbarë (të shtrembër). Ka marrëtatëpjetën. Moti po merr për mbarë. Ç’fill do të marrë?

25. bised. Hipi në një mjet udhëtimi për të shkuar diku. Mori trenin e pasdites (e orës 10). Mori autobusin e unazës.

26. Nis diçka; filloj; vet. v. III Nis. Mori hov (vrull, shpejtësi). Mori valë filloivalojë. Mori vrapin. Merr zhvillim niszhvillohet. Merr cifël nisprishet, merrkrisur. Merrkrisur niskriset. Merrskuqur (të nxirë) nisskuqet (të nxihet). Merr zgjerim niszgjerohet.

27. Fillojkëndoj a të hedh valle ose të luaj një pjesë muzikore (me një vegël). Mori një këngë (një valle). Ia morën këngës shtruar (bashkë). Ia morën labçe. Ia merrte me të qarë. E merrte me fyell. Njëri ia merr, tjetri ia kthen (ia pret).

28. jokal., vet. v. III Fillonndizet a të digjet, ndizet flakë; shkrep (arma). S’marrin (mezi marrin) drutë. S’mori zjarri. Mori eshka. Morën mullarët. S’mori pushka. Mori baruti. Mori menjëherë. Merr shpejt (ngadalë).

29. fig. Shkëput nga dikush një gjë që më hynpunë ose që ështëdobinë time, i kërkoj dikujt një mendim, një këshillë etj. me qëllim që të përfitoj. Marr mendimin e kolektivit. Marr pëlqimin. Marr përvojën (mjeshtërinë) e dikujt. Marr këshilla nga dikush këshillohem me dikë. I marr fjalën dikujt e bëj të më japë fjalën, të zotohet. Ia mori zemrën ia fitoi zemrën, e bëri për vete. Mori një mësimmirë përfitoi shumë, vuri mend.

30. fig., vet. v. III Fillonketë një vlerë, rëndësi a kuptimcaktuar, fiton. Merr rëndësi (vlerë). Merr domethëniemadhe. Merr një kuptim të ri. Merr një trajtë (një ngjyrë) tjetër. Mori përpjesëtimemëdha.

31. jokal., vet. v. III (zakonisht me një emërmashkullit të një kafshe) Ndërzehet; mbarset. Mori dash delja. Mori dem lopa. Mori derr dosa. S’mori lopa sivjet.

32. vet. v. III E bën që të mos lëvizë a të mos punojë më, e paralizon (për pjesë ose organetrupit). Sëmundja i mori gojën (sytë, këmbën, duart).

33. Përdoret zakonisht me emra veprimi për të formuar togje me vlerë foljesh, të cilat lidhen si nga kuptimi ashtu edhe nga ana fjalëformuese me emrat përkatës (edhe në një varg njësish frazeologjike). Merr ajër ajroset. Mori arratinë u arratis. Marr fotografi fotografoj. Merr fund përfundon, mbaron. Merr gjallëri (fuqi, forcë) gjallërohet (fuqizohet, forcohet). Marr guximin guxoj. Marr hak hakmerrem. Marr lidhje me dikë lidhem. Merr masa. Merr ngjyrë ngjyroset. Marr shënim shënoj. Marr vendim vendos. Merr zgjidhje zgjidhet. Marr për bazë bazohem. Marrdorëzim dorëzohet. Marr nën mbrojtje mbroj. Marr nën kujdes kujdesem. Marr për qafe (për gryke) e përqafoj. Mori bark. Merr anë anon nga njëra anë. Mori erë u qelb. Mori zjarr u ndez. Mori frikë (tmerr) u frikësua (u tmerrua). Marr inat (mëri) inatosem.

34. Përdoret si folje gjysmëndihmëse, me kuptimetfilloj, nis, zë; përpiqem, matem’. Marrdal (të hyj, të flas, të ngrihem, të shkoj, ta kap).

Sin.: kap, tërheq, bie, sjell, fshij, pastroj, rrëmbej, heq, përvetësoj, siguroj, blej, porosit, zë, pushtoj, zaptoj, thith, shpenzoj, kërkoj, pres, zvogëloj, shkurtoj, pranoj, mbaj, fut, nxë, zë, quaj, vlerësoj, kuptoj, mbaj, shkoj, fitoj, ha, kap, filloj, shkrep, mbarset, përmbaj.

Harroimarrë *frymë (dikush) tall. *Dhashë e mora. *Japim e marrim (me dikë). As *jep as merr (dikush). Sa *jep merr (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). Nuk më lë të marr *frymë (dikush). I mori *amanetin (dikujt). Merr *amë (diçka). Nuk merr *amë (nga diçka). Marr *anën (e dikujt). merr *ana. I marr *anët (dikujt). Ia marr *anën (diçkaje).Mori *arratinë (dikush). E mori *arratia (dikë). Mori *avull (dikush). Ia marr *avullin (dikujt a diçkaje). Ia mori *avullin (dikujt). mori *barkun (dikush a diçka).I mori bashkën (dikujt) S’merr *bojë (diçka). Si të marrë *bora. Mori *botën (dynjanë) (diçka). Mori *botën (dheun) ndër (në) sy (dikush). E merr me *bu (dikush). E mori me *cep (diçka). E ka marrë për *cep (dikë). Merr *cifël (diçka). Mori *çairet (dikush) keq. Ka marrë *të çarë (diçka). Merr *dallgë (dikush a diçka). Merr *detin (dikush). E mori *deti (dikë a diçka). Marr në *dorë (diçka). I marr *dorën (dikujt). Ia marr *dorën (diçkaje). Ia mori (ia rrëmbeu, ia zhvati) nga duart (dikë a diçka). Mori dynjanë (*botën) (diçka). Mori *dheun. Merr *erëI (diçka). Merr *erëII (nga diçka). E merr *eraI (dikë). E merr *eraII (diçka). I marr (i mbaj) *erë (diçkaje). Ia ka marrë *erën (dikujt a diçkaje). Merr *faqe (diçka). Mori *ferrën (diçka). Merr *fill (diçka). Ka marrë *fitilin (dikush). Mori *flakë (diçka). Marr *frymë. I mori *frymën (dikujt). Nuk merr (më) frymë (dikush). Sa të marrësh *frymë. Derisamarr *frymë. Mezi marr *frymë. Përtonmarrë *frymë (dikush) tall. Ka marrë *fund (dikush a diçka). Mori *fushat (dikush). Merr *fytyrë (diçka).I mori *fytyrën (dikujt). Mori *gardhin (dikush a diçka). S’merr (nuk ha) *të gdhendur (dikush). E merr (e mban) nëpër *gojë (dikë a diçka). E mori (e lau) *gjakun etnogr. I marr *gjurmën (dikujt a diçkaje). Marr (laj) *hakun. Mori (u ) *hamull (dikush). marrsh *hijen! mallk. E merr *historia (dikë a diçka), edhe iron. Merr *hov (diçka). Merr *hundë (dikush). Mori *huq (dikush). E kam marrë *inat (dikë a diçka). Merr *jetë (dikush a diçka). I mori *jetën (dikujt). S’e merr (s’e ngre) *kalemi (diçka). Sa s’i merr (s’i rrok) *kalemi. E mori *kallëp (diçka). Na e mori *të keqen (të ligën) (dikush) mospërf. marrsh *të keqen! mallk. marrsha *të keqen! Mori *këmbë (diçka). Mori *këmbët (dikush). I mori këmbën (dikujt). E mori nga *këmbët (diçka). E merr nëpër *këmbë. Mori *këmbëtkrahë (dikush). Marr *kërrabën. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) *kokën (kryet) (dikujt). Merr *kot (dikush). Mora *krahë. I marr *krahët (dikujt). Marr (mbaj) *krahun (e dikujt). E marr nën *krahë (dikë). Mori *kthesën (dikush) libr. Mori *kuturu (dikush). Merr *lak (diçka). E merr *lehtë (diçka). Mora *lemerinë. Nuk merr *lesë (dikush). Merr e lër krejt, si dikush a si diçka tjetër, tamam si ai, gjallë ai, shumë i ngjashëm; hiq e vër atë vetë; lot e shpirt. I mori (i rropi, i hoqi) *lëkurën (dikujt). Na e moriligën (*të keqen) (dikush) mospërf. marrsha *të ligën! Më marrsh *të ligat! mallk. E mori *lumi (dikë a diçka). Ia mori *lyrën (diçkaje). Marrsh *malet! mallk. Mori *malet (dikush). Nuk më merr *malli (për dikë a për diçka) mospërf. Merre ta marrim rrëmujë e potere e madhe diku (kur bëhet një punë e veprohet si të vijë a si të mundet); bjeri burri burrit; s’e merr vesh i paridytin. Merr (për) *mbarë (diçka). I mori *mbrapsht (fjalët) (dikush). Merr *mend (dikush). Merr *mendtë (e dikujt). mori *mendtë (dikush). Ia mori *mendtë (dikujt). E marr me *mend (diçka). Merr *mendjen (e dikujt). Ia mori *mendjen (dikujt). Ma merr (ma ha, ma pret) *mendja. Ta merr (ta pret) *mendja. E mori *mësysh (dikë). marrtë *e mira! ur. marrtë (të ngrëntë) *mortja! mallk. S’e merr *mundimin (për diçka) libr. Merr *musht (dikush). I mori *nderin (dikujt). E merr *ndore (dikë) etnogr. Të më marrësh *opingat! bised. I marr *pahun (diçkaje). Nuk e marr *parasysh (diçka). E mori (e vuri) *përpara (dikë). Merr *përpjetë (dikush). Mori *të përpjetën (dikush a diçka). Marr *përsipër (diçka). Marr *pjesë (diku). Ka marrë *të plasur (diçka). marrsh *pleshtat! mospërf. bised. E merr *prapa (dike a diçka). E mori *së prapthi (diçka). Sa të marrë *prush. S’merr (s’ha) *pykë (dikush). mori më *qafë (dikush). merr më (në) *qafë (dikush a diçka).E merr me *të qeshur (diçka). Ka marrë *revan (dikush). E mori *revanin (dikush). E mori *rrëkeja (dike a diçka). Mori rrëpirën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, teposhtën) (dikush a diçka). Mori *rripën (dikush). E mori *rrjedha (dikë a diçka). Mori *rrokullimën (dikush a diçka). Mori *rrugë (udhë) (diçka). Mori *rrugët (udhët) (dikush). E mori *rryma. Të merr nën *sqetull (dikush). E ka marrë (e mban) nën *sqetull (dikë a diçka). Mori *stafetën (dikush) libr. Marr mbi *supe (diçka). T’i merr *sytë (dikush a diçka). E mora në *sy (diçka). Ma merr (ma ha) *syri (diçka). Ta merr prej *syrit (një mendim etj.) (dikush) Mori *sytë (e iku) (dikush). Mora (bëra) një *sy gjumë. S’merr *shat (dikush). E ka marrë në *shenjë (dikë a diçka). Mori *sheshin (diçka). Marr (mbaj) *shënim (për diçka) libr. Marr mbi *shpatulla (diçka). Marr shpirt (*zemër). Ia mori *shpirtin (dikujt). Mori një *shuplakë (një dackë) (dikush a diçka). Nuk e ka marrë (s’e ka) me *tapi (diçka). marrtë *tartakuti! mallk. Mori *tatëpjetën (të tatëpjetën, teposhtën, rrëpirën) (dikush a diçka). E morën me *teneqe (dikë). Mori teposhtën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, rrëpirën) (dikush a diçka). Mori *ters (diçka). E mori (për) *ters (diçka a dikë). Mori torbën (*trastën) (dikush). Mori *thellomën (dikush). Merr (zë) në *thua (dikush). Mora *thundrat. Mori udhë (*rrugë) (diçka). Mori udhët (*rrugët) (dikush). merr *vaji. E mori *vala. Merr *valë (diçka). E mori *vala (dikë). E mori me *valë (dikush). Mori vdekjen në *sy (dikush). E marr (e kap) për *veshi (dikë). Marr *vesh. E mori *veten (dikush). *Vetë ia merr e vetë ia pret (dikush). Ia mori (ia dha, ia theri, i ra) *vrapit (dikush). Ia mori *zanatin (diçkaje). Marr *zemër. Më mori *zemrën (dikush). Mori *të zezën (dikush). E mora *zët (dikë a diçka). Mori *zjarr (diçka a dikush). Sa të marrësh një *zjarr. E mori *zvarrë (dikë).

MOSSHKREPJE

MOSSHKRÉPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET [lexo: MOS-SHKRÉPJE] Nuk arrinshkrepet; kur nuk shkrep ose kur nuk shkrepet diçka; kund. shkrepje. Mosshkrepja e armës e tërboi plaçkitësin.

MURRAK

MURRÁK,~E mb. 1. Që vjen si i zi, i murrmë, i zeshkët a në ngjyrë gështenje (për sende etj.) Anije murrake. Shkrep murrak. Korja murrake e bukës. Me fytyrë murrake. Gjahtari murrak u drodh.
2. Murrash (për kafshët). Dhi murrake. Kuaj murrakë.
3. si em. m. e f. Kafshë murrashe.

NDEZ

NDEZ vep., ~A, ~UR kal. 1. kal. I jap zjarr, e bëj që të digjet diçka; kund. shuaj, fik. Ndez zjarrin. Ndez fitilin. Ndez oxhakun. Ndez furrën (sobën). Tjetrit i digjet mjekra, ai kërkonndezë cigaren.
2. bised., kal. I vë zjarrin cigares a duhanit dhe nis ta thith; kund. shuaj, fik. Ndez një cigare (një duhan). E ndezim nga një! Nuk e ndez (fare) nuk e pi (fare) duhanin.
3. kal. I jap flakë diçkaje për të bërë dritë; e bëj që të japë dritë; kund. shuaj, fik. Ndez dritën. Ndez qiriun (llambën). Ndez kandilin.
4. kal. Bëj që të nisë punën një pajisjepunon me djegiebrendshme, me rrymë elektrike ose me bateri; vë në punë; kund. shuaj, fik. Ndez motorin (tornon). Ndez makinën. Ndez radion (televizorin). Ndez celularin.
5. fig., kal. Bëj që të nisë; jap shkas që të fillojë me vrull, që të marrë hov, shkaktoj. Ndezën luftën (betejën). Ndezi diskutimet. Kjo çështje i ndezi debatet. Ndezi grindje (sherr). Ndezi këngën. E ndezën bisedën.
6. fig., kal. E bëjgjallërohet e të marrë hov, e ngre peshë. Fitorja u ndezi zemrat. I ndezi shpirtin. Ua ndezi gjakun. I ndezi dëgjuesit.
7. fig., kal. E bëj t’i shfaqet një ndjenjë, një dëshirë etj., i ngjall me forcë, nxit. I ndezi dëshirën. I ndezi ndjenjat. I ndezi kureshtjen (zemërimin, urrejtjen). I ndezi një zjarr në gji. Ndez kërshërinë. Ndez shkëndijat e shpresës. Ndez pakënaqësinë. Ndez armiqësinë.
8. fig., bised., kal. E bëjzemërohet, të marrë zjarr ose të mos përmbahet. I ndezi loja (rakia). E ndezi me fjalë. E ndezitepër (më keq).
9. kal. E bëjketë ose të ndiejë shumënxehtë; skuq. Atë e ndezi vapa (pija). Furra e nxehtë ia ndezi faqet (fytyrën). Më ndezën këto rroba.
10. fig., bised., kal. Qëlloj me forcë; godas me diçka, i bie. Ia ndezi me shuplakë (me shqelm). Ia ndezi fytyrës (prapa veshit). Ia ndezi me top.
11. jokal., vet. v. III Merr zjarr; shkrep (për armët). Nuk i ndezi eshka. Nuk i ndezi pushka.
12. fig., bised., jokal., vet. v. III ecën, ia arrij asajdua, më ndrit (zakonisht me mohim). Nuk i ndezi me të. Nuk po i ndez gjëkundi. E pa që s’i ndezi. Nuk i ndezi fjala.
13. fig., bised., jokal., vet. v. III gjen një e keqe, nga e cila nuk shkëputem dot, më zë; bie keq me dikë, gjej belanë nga dikush. I ndezi me atë njerikeq. Më ndezi me të. Më ka ndezur keq. Ç’na ndezi me të!
Sin.: shkrep, çel, kall, çikëloj, djeg, zjarrtis, tymos, hap, zhegoj, lëshoj, zë, feks, ndrit, shkaktoj, gjallëroj, furroj, nxeh, zgjoj, përndez, ngjall, nxis, shtyj, zemëroj, skuq, qëlloj, shuplak, godit, zbraz, zbrazet, shkrehet.
ndezi (më polli, më gjeti) *belaja (me dikë). Nuk i ndez *fisheku (dikujt). I ndez *gjakun (dikujt). I ndezi (i nxehu) *gjakrat (dikush). Ia ndezën *kandilin (dikujt) mospërf. Ia ndezi *mizat (dikujt). Ndez *motorët libr. Sikur ka ndezur *murin (dikush) iron. I ndezën *pizgat. Nuk i ndezi (nuk i shkrepi) *pushka (dikujt). I ndez *qiririn (dikujt). Ia ndezi (ia veshi) *syve (dikujt). Ndezi *shkëndijën (dikush). As ndez e as shuan (dikush) është njeri i plogët e moskokëçarës, që nuk merr pjesë gjallërishtdiçka ose që nuk të mbaron punë; as të ngroh e as të ftoh; as prish e as ndreq; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu. Është ndiz e shuaj (dikush). 1. Merret me punëkota, s’e ke për gjë. 2. Nuk është i qëndrueshëm, herë merr vrull e herë bieplogështi. Ia ndez *zemrën (flakë) (dikujt). Ndez *zjarrin (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.