Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që jep mësim në një shkollë parauniversitare; arsimtar; mësimdhënës. Mësues i ri (i vjetër). Mësues i dalluar. Mësuesi kujdestar. Mësuesi i gjuhës (i historisë, i kimisë, i vizatimit, i këngës, i edukatës fizike). Ditari i mësuesit. Dhoma e mësuesve. Dita e Mësuesit. E emëruan mësues. Respektoj (vlerësoj, nderoj) mësuesit.
2. Ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore, ndikon tek të tjerët dhe merret si shembull për t’u ndjekur; udhëheqës, prijës. Mësues gjenial. Mësuesi i madh e i pagabueshëm popull.
✱Sin.: mësimdhënës, arsimtar, dhaskal, profesor, shkollar, edukator, udhëheqës, udhërrëfyes.
NXË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndjek një shkollë nëntëvjeçare ose të mesme. Nxënës i shkëlqyer (i mirë, mesatar, i dobët, i prapambetur). Nxënës përsëritës. Nxënësi kujdestar. Nxënës i nëntëvjeçares (i gjimnazit). Regjistrimi i nxënësve. Përparimi i nxënësve. Puna e pavarur e nxënësve.
2. Ai që mëson një mjeshtëri duke punuar pranë një punëtori të kualifikuar, pranë një mjeshtri ose në një kurs kualifikimi. Nxënës në ekonomi. Nxënës tornitor. Ka hyrë si nxënës.
3. Ai që ndjek mësimet, idetë e pikëpamjet e dikujt, pasues; ai që përfiton nga përvoja e dituritë e dikujt. Nxënës besnik. Nxënës të mësuesit të madh.
✱Sin.: shkollar, pasues, çirak, ithtar.
SHKOLLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ndjek shkollën nëntëvjeçare a të mesme, nxënës shkolle. Shkollarët e vegjël të pallatit tonë. Shkollarët e fshatit.
2. bised. Ai që është i mësuar, njeri me shkollë. Shkollarët e suksesshëm. Shkollar me shumë interesa.
3. krahin. Mësues. Fëmijët u mësuan edhe me shkollarin e ri.
SHKOLLÓR,~E mb. 1. Që i përket shkollës (kryesisht nëntëvjeçare e të mesme); që ka të bëjë me shkollën dhe me procesin mësimor; që është bërë për shkollë dhe për procesin mësimor. Botime (tekste, programe) shkollore. Libri shkollor. Revistë shkollore. Institucion shkollor. Mjete shkollore. Viti shkollor. Pushimet shkollore. Aktivitete shkollore. Bota shkollore. Struktura shkollore. Bibliotekat shkollore. Detyrimi shkollor. Mosha shkollore mosha nga 6-7 deri në 18-19 vjeç, kur fëmijët ndjekin shkollën fillore dhe shkollën e mesme.
2. Që ndjek shkollën, që mëson në shkollë. Rinia shkollore.
✱Sin.: shkollar, arsimor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë